Gazeta Shqiptare

Radas dhe Toskiç rrezikojnë të humbasin ndeshjen me Laçin

Sërish telashe për korçarët

-

Me

Ardit Hoxhajn dhe Halitin të larguar, apo dhe me Bregun e dëmtuar, në Korçë nuk gjejnë qetësi nga mungesat thuajse në çdo ndeshje. Trajneri Shehi këtë sezon ka qenë i pafat në këtë aspekt. Sepse edhe në ndeshjen e radhës me Laçin, korçarët veç problemit të Bregut që do ende kohë për të qenë gati kanë edhe dy titullarë duket për momentin jashtë planeve. Kështu, Radas në gjendje gripale dhe mungoi ndaj Besëlidhje­s. Edhe Toskiç, ndaj lezhjanëve e la ndeshjen përgjysmë për shkak dëmtimi. Të dy lojtarët kanë qenë në një formë mjaft të mirë, ndaj edhe trajneri Orges Shehi po i vuan shumë për momentin. Mbrojtja duket me probleme, sidomos pas largimit të Halitit, megjithatë në Korçë shpresojnë që lojtarët të jenë gati deri ditën e ndeshjes s radhës. Sfida ndaj Laçit do të luhet ditën e hënë në orën 18: 00 në stadiumin e qytetit të Korçës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania