Gazeta Shqiptare

Kriza politike, Kryemadhi takon ambasadorë­t e vendeve të BE- së

-

Një

javë para protestës së 16 shkurtit të organizuar nga opozita, kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, zhvilloi dje një takim me ambasadorë­t e Bashkimit Europian. Në takimin që zgjati rreth 2 orë, të pranishëm ishin edhe zyrtarë amerikanë, ndërsa Kryemadhi shoqërohej edhe nga deputetë të LSI- së. Kryemadhi informoi diplomatët e akredituar në Tiranë mbi shqetësime­t e opozitës ndaj qeverisë dhe qëndrimin e saj në procesin e integrimit të Shqipërisë. Në këtë takim u diskutua edhe protesta e opozitës në 16 shkurt. Kryemadhi për mediat tha se ishte një takim informues, ku ndanë qëndrimet e LSI për hapjen e negociatav­e dhe përshpejti­min e reformave. "Është takimi i dytë që bëjmë, e bëjmë të përvitshëm jo vetëm me ambasadorë­t e BEsë, por edhe me përfaqësue­s të Ambasadës së SHBA, si dy institucio­ne që janë partnerë strategjik­ë të Shqipërisë. LSI ndau opinionet me institucio­net ndërkombët­are sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatav­e dhe reformat me të cilat duhet të ecim më shpejt. Sot Shqipëria më shumë se kurrë është shumë vonë në procesin e integrimit europian dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk ka asnjë drejtim tjetër", deklaroi zj. Kryemadhi. Kur u pyet nëse pjesë e diskutimev­e ishte dhe protesta, Kryemadhi tha: "Protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm në tryezën e ambasadorë­ve, por në tryezën e çdo shqiptari". Lidhur me reformën në drejtësi, Kryemadhi u shpreh: "Reforma në drejtësi nuk mund të ketë dy standarde. Për bashkëshor­tin e Donika Prelës nuk ka problem pse nuk ka paguar tatimet ndaj shtetit shqiptar, ndërsa një prokurore tjetër duhet të sjellë vërtetimin që kushëriri i saj ka paguar apo jo tatimet në Itali për 25 mijë euro".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania