Gazeta Shqiptare

PD: Protestues­it vlonjatë i presin Ramës biletë vetëm vajtje

-

Vlonjatët

protestuan dje kundër qeverisë dhe kryem inistrit Edi Rama. Protestues­it në Vlorë bllokuan rreth- rrotullimi­n në Skelë, duke hedhur parulla të shumta kundër qeverisë dhe kryeminist­rit. Ndërkohë që nuk mungoi edhe një pankartë në formë biletë me "Air Albania" vetëm vajtje, që vlonjatët i kanë prerë Edi Ramës. Po dje opozita e bashkuar organizoi një protestë në Paskuqan.

Banorët e Paskuqanit, një njësi vendore e bashkisë Kamëz, kanë bllokuar rrugën e vetme hyrëse në këtë njësi, në shenjë proteste për situatën e mjerimit që përjeton Paskuqani dhe e gjithë Shqipëria. Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentim­it të biznesit dhe veçanërish­t largimit të të rinjve nga Shqipëria. Kujtojmë që kjo protestë zhvillohet disa ditë para asaj të 16 shkurtit, ku sipas opozitës do të ketë një pjesëmarrj­e madhështor­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania