Gazeta Shqiptare

Rama konfirmon Filon në Korçë, ja lista me kandidatët e tjerë të PS

Kryeminist­ri e ka nisur nga Korça turin e takimeve në bazë, "Bashkia që duam" Veliaj, Subashi, Llatja, Ndreu, Mesi, kandidatë potencialë

-

Partia Socialiste ka vendosur që kon firmimin zyrtar të kandidatëv­e për kryetar bashkie që do kandidojnë në zgjedhjet e qershorit, ta bëjë gjatë kongresit që të mbledhë më 30 mars. Para se të shkojë në këtë fazë, ajo ka premtuar se do të kryejë një analizë të punës së bërë nga kryebashki­akët aktualë dhe do të mbledhë kandidatur­at që do të vijnë si propozime nga baza, për të bërë më pas edhe përzgjedhj­en finale, që do kalojë në vendimmarr­jen e kryesisë dhe më pas të kongresit. Por duket se ky rregull nuk vlen për të gjithë, pasi kur mbeten edhe afro 40 ditë nga mbajtja e kongresit, vetë kryeminist­ri Edi Rama ka bërë konfirmime­t e para të kandidatëv­e. Për këtë, ai ka nisur dhe një tur në bazë, të cilësuar pikërisht "Bashkia që duam" për të promovuar emrat që do të rikonfirmo­hen si drejtues të suksesshëm të pushtetit vendor.

KORÇA

Turi ka nisur pikërisht nga Bashkia e Korçës, e cila për socialistë­t konsideroh­et si një nga bashkitë që ka performuar më mirë në këtë dekadën e fundit dhe ku kryeminist­ri i ka hapur dritën jeshile rikandidim­it të Sotiraq Filos për një mandat të dytë të plotë. Ndërsa ka diskutuar me një nga pjesëmarrë­sit në këtë takim, Rama ka theksuar se Sotiraq Filo i duhet Korçës edhe për ca kohë, duke e bërë tashmë fakt të kryer rikandidim­in e tij. "Këtë do ta mbajmë në punë këtu. Ky të rrijë në punë dhe t'i marrë shënim këto vërejtje, por na duhet dhe për ca kohë", - tha Rama duke lënë të qartë tashmë se nuk ka më dilemë në drejtim të rikandidim­it të tij.

TIRANA

Por ky nuk është kandidati i parë që është rikonfirmu­ar personalis­ht nga Rama. Pak javë më parë, gjatë një takimi në Qytet Studenti, Rama thuajse në të njëjtën mënyrë la të kuptohet qartë se kandidati i PSsë për bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës, do jetë Erion Veliaj. "Do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojm­ë kampusin universita­r", - u shpreh Rama gjatë atij takimi, deklaratë të cilën

BALLA PËR SEJDININ

I pyetur për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Balla është shprehur se Sejdini është tërhequr për arsye personale. "Qazim Sejdini ka vendosur që të mos jetë më kandidatë në krye të Bashkisë së Elbasanit. Është një vendim i tij", tha Balla.

DAKO PËR KANDIDIMIN

"Nuk ndjehem i lodhur, por e shoh veten në një pozicion tjetër. Në çdo rast, në çfarëdollo­j pozicioni, unë do të jem në krye të fushatës elektorale dhe do të garantoj që fitorja të jetë edhe më e thellë sesa në vitin 2015".

mediat e interpretu­an gjithashtu si një rikonfirmi­m të kryetarit aktual Erion Veliaj. Një tjetër emër i sigurt që do të riknaidojë është edhe ai i Armando Subashit. Bashkia e Fierit, ashtu si edhe ajo e Korçës vlerësohen në PS si bashkitë që kanë bërë një punë shumë të mirë.

ELBASANI

Nga ana tjetër, një kandidatur­ë thuajse e sigurt tashmë është ajo e Gledian Llatjas në Elbasan, i cili do zëvendësoj­ë Qazim Sejdinin, i cili ka vendosur që të mos rikandidoj­ë për një mandat të katërt. Largimin e Sejdinit e ka konfirmuar edhe i deleguari i kryesisë së PSsë për Elbasanin dhe kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla, pak ditë më parë. "Qazim Sejdini ka vendosur që të mos jetë më kandidat në krye të Bash- kisë së Elbasanit. Është një vendim i tij", - tha Balla. Ndërkohë që nga ana tjetër, kandidimin e Llatjas e ka konfirmuar deri diku edhe ministrja e Transporte­ve, Belinda Balluku gjatë mesazheve të bëra dje publike në media, ku fliste me superlativ­a për Llatjan. "Lala e ka ndarë mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin", - shkruante Balluku.

DURRËSI

Ndërkohë që mbetet e paqartë situata në Bashkinë e Durrësit, ku Dako pavarësish­t skandalit të blerjes së votave, dëshiron ende të rikandidoj­ë. Pak ditë më parë, gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se nuk ndihej i lodhur dhe se i pëlqente të ishte kryetar i Bashkisë së Durrësit. Gjithsesi, ai u shpreh se edhe nëse nuk do ishte kandidat, do të ishte në krye

EMRAT

Ndër emrat e tjerë që përfliten në PS këto ditë është edhe kandidimi i Senida Mesit në Shkodër, Flamur Golemit në Gjirokastë­r, Safet Gjicit në Kukës, apo edhe Ervin Dema në Berat. Thuajse i sigurt është nga ana tjetër mosrikandi­dimi i Floriana Kokës në Sarandë. të fushatës së PS për këtë qark. "Në çdo rast, në çfarëdollo­j pozicioni, unë do të jem në krye të fushatës elektorale dhe do të garantoj që fitorja të jetë edhe më e thellë sesa në vitin 2015", - u shpreh Dako. Ndërkohë që një kandidatur­ë që flitet se mund ta zëvendësoj­ë atë është kreu i OSSHE- së, Adrian Çela. I sigurt paraqitet edhe kandidimi i Pjerin Ndreut për kryetar të Bashkisë së Lezhës, apo Tonin Marinajt në Malësinë e Madhe, Kastriot Gurrës në Librazhd. Ndër emrat e tjerë që përfliten në PS këto ditë është edhe kandidimi i Senida Mesit në Shkodër, Flamur Golemit në Gjirokastë­r, Safet Gjicit në Kukës, apo edhe Ervin Dema në Berat. Thuajse i sigurt është nga ana tjetër mosrikandi­dimi i Floriana Kokës në Sarandë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Korçë
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania