Gazeta Shqiptare

Ministra Balluku "kapet mat", ja dialogu me deputetin në parlament

-

Pak

javë pasi mori detyrën e ministres së Trans porteve dhe Energjetik­ës, Belinda Balluku është bërë padyshim një nga protagonis­tet kryesore të politikës dhe në mënyrë të veçantë të qeverisjes. Jo vetëm se ka bërë lëvizjet më të mëdha të drejtorëve dhe zëvendësmi­nistrave, apo edhe se anuloi projektin e rrugës "Thumanë- Kashar", por së fundi edhe për shkak të një fjalorit që përdor. Këtë herë ajo është kapur "mat" në parlament me një komunikim me SMS me deputetin socialist, Sadi Vorpsi, ku ajo përdor një gjuhë aspak të hijshme jo vetëm për një zyrtare e aq më shumë për një femër. Kamera e "A2 CNN" ka fiksuar bisedën e ministres me deputetin Vorpsi në seancën e së enjtes në parlament, ku Balluku nuk nguron të përdorë një fjalor që të botohet kërkon kodim. Në bisedën e "Whats Up", pasuesja e Damian Gjiknurit duket se nuk ka ndonjë konsiderat­ë të lartë për kryebashki­akun e Vorës, Fiqiri Ismaili me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërish­t të Bashkia e Elbasanit, ku thekson se Qazim Sejdini, të cilit ajo i thërret Lala e ka ndarë mendjen që të mos rikandidoj­ë për një mandat të katërt në këtë bashki.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania