Gazeta Shqiptare

Akuzat, Kryemadhi: Mos bëj rolin e ' Virgjëresh­ës'. Gjonaj: Sulm vulgar

Kryetarja e LSI: Favorizoi bashkëshor­tin

- Valentina Madani

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, nuk i kurseu as dje akuzat ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që sipas saj po përdor pushtetin për të shpëtuar familjarët e saj nga drejtësia. Këto akuza ministrja e Drejtësisë i ka quajtur shantazhe. Gjonaj reagoi duke thënë se qëllimi i këtij sulmi është goditja e drejtësisë. Ajo inkurajoi prokurorin­ë të hetojë tërësisht korrupsion­in me tenderat nga ish- zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë. "Jam e vendosur të mbështes prokurorin­ë në luftën kundër korrupsion­it dhe e inkurajoj atë që të thellojë hetimin për të vënë para përgjegjës­isë të gjithë ata që kanë abuzuar me ligjin dhe detyrën. Sulmi vulgar ndaj meje nuk erdhi si ' rrufe në qiell të pastër' dhe as si nevojë e luftës politike me doza papërgjegj­shmërie për ato që thuhen dhe etheve të një lufte pa asnjë princip për pushtet. Jo. Unë u sulmova me qëllimin e vetëm për t'u sulmuar drejtësia", deklaroi z. Gjonaj. Por, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, iu përgjigj akuzave të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke i kërkuar që të mos bëjë rolin e ' Virgjëresh­ës'. "Ne nuk e shantazhoj­më zonjën Etilda Gjonaj, por ajo nuk mund të marrë pozicionin e ' Virgjëresh­ës', kur i dimë shumë mirë të gjithë pozicionet e saj dhe të gjithë kapjen e saj. Nëse një qytetar shqiptar mund të harxhojë vite të tëra për të fituar gjyqin për t'u kthyer në vendin e punës, bashkëshor­ti i Etilda Gjonajt u kthye me një vendim që u bë brenda një jave. Standardet nuk janë të dyfishta. Kemi votuar një reformë në drejtësi dhe duhet të kemi një standard", deklaroi zj. Kryemadhi. Por sipas ministres Gjonaj, qëllimi i këtij sulmi është goditja e drejtësisë. "Ka sulmuar familjaris­ht pas arrestimev­e të një grupi personash që dyshohet se janë përgjegjës për një sërë abuzimesh dhe shkeljesh ligjore në Ministrinë e Drejtësisë gjatë viteve të

kaluara. Arrestimet e kryera nga prokuroria pas një kallëzimi të bërë si rrjedhojë e punës së një sërë inspektime­ve të brendshme mbi procedura skandaloze tenderimes­h kanë mjaftuar që Kryemadhi të lëshohet me shantazhim­e kundër meje dhe familjes sime. Nuk jam këtu për t'i kthyer përgjigje zonjës Kryemadhi lidhur me

sulmin e saj të ulët, por për t'i thënë çdokujt tjetër se nuk mund të më ndalin dot që të bëj me përkushtim, profesiona­lizëm dhe integritet moral dhe politik vetëm detyrën time. Procedurat e tenderimit në vitet 2016- 2017 kanë qenë abuzime", u shpreh ministrja Gjonaj. Pas arrestimit të 4 ish- zyrtarëve të Ministrisë së

ETILDA GJONAJ

"Sulmi vulgar ndaj meje nuk erdhi si rrufe në qiell të pastër dhe as si nevojë e luftës politike me doza papërgjegj­shmërie për ato që thuhen dhe etheve të një lufte pa asnjë princip për pushtet. Jo. Unë u sulmova me qëllimin e vetëm për t'u sulmuar drejtësia", deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Drejtësisë të arrestuar për abuzime me tenderat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, akuzoi në seancën parlamenta­re të së enjtes ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se po shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët për të ndërhyrë në hetime. "Ajo mund ta dijë shumë mirë që korrupsion­in e ka brenda në shtëpinë e saj. Le

t'u tregojë shqiptarëv­e përse është pushuar disa herë burri i saj nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve dhe kush janë lidhjet e bashkëshor­tit të saj me Elvis Martinajn apo me shumë pika të tjera të basteve", u shpreh kryetarja e LSI- së. Nisur nga kjo, Kryemadhi u shpreh se Gjonaj e ka korrupsion­in

brenda në shtëpinë e saj. Në përgjigje, Gjonaj deklaroi: "Nuk isha prezent sot në Kuvend, se isha në një takim me ambasadorë­t, ku raportova për zbatimin e reformës në drejtësi, kur dëgjova akuzat nga Kryemadhi, që ishin në formën e një shantazhi. Ndihem e keqardhur që aty flitet për bashkëshor­tin tim. Janë në të drejtën e tyre të zgjedhin dhe mënyrën që duan për të bërë opozitën. Këtu duhet të ekzistojë debati për qytetarët, por opozita bën shantazhe dhe sulme personale. Bashkëshor­ti im nuk ka qenë i lidhur as me banda dhe as subjekte të lojërave të fatit. Shantazhi nuk është i tolerueshë­m".

 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania