Gazeta Shqiptare

"Kavaja", Berisha: Në dorë të kujt janë fëmijët?

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha, i pari që denoncoi skandalin e përdhunimi­t të një 13- vjeçareje në Kavajë, analizoi dje rastin që nga nisja e tij, e duke komentuar dhe veprimet apo mosveprime­t e institucio­neve. Ai i vë emrin "Vjolistan' dhe duke nisur që nga kryeminist­ri Edi Rama, te ministri Lleshaj, ministrja Shahini e më tej iu përcakton rolet në këtë ngjarje të tmerrshme. Berisha shprehet se analiza e tij u bë për të treguar se në dorë të kujt jemi. "Këto ditë në Drenas në Kosovë një nxënëse 16- vjeçare u përdhunua nga një polic dhe një mësues. Krimin e shëmtuar e dënoi me ashpërsinë më të madhe me protesta të fuqishme shoqëria civile e Kosovës si dhe kryeminist­ri dhe zyrtarët më të lartë të saj. Kosova së paku nuk është ' Vjolistan', por reagoi si një vend i qytetëruar", tha z. Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania