Gazeta Shqiptare

Ngjela: Politikanë­t, frikë nga reforma në drejtësi

-

Spartak Ngjela, i ftuar dje në "News 24" teksa foli për reformën në drejtësi, shprehu shqetësimi­n se korrupsion­i është në themel të problemeve në drejtësi. Ai u shpreh se politika është e mërzitur për ngritjen e Prokuroris­ë së Posaçme. "Reforma e gjyqtarëve po shkon. Këtu politika nuk është e mërzitur me vetingun, është e mërzitur me Prokurorin­ë e Posaçme. Të gjithë këta liderë nuk i ka prokuroria e thjeshtë, por prokuroria e posaçme. Ne nuk e dimë se kush do jetë prokuroria e posaçme. Por me gjithë këto defekte duhet të shohim do dalim dot nga korrupsion­i. Unë kam shpresë që do dalim, sepse e kam ndjekur hap pas hapi reformën dhe jam i bindur se është ndërmarrje shumë serioze", deklaroi avokati Ngjela.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania