Gazeta Shqiptare

Mehmetaj pyet ministren Gjonaj: Çfarë pune bën bashkëshor­ti?

-

LSI

paralajmër­oi dje një sërë denoncimes­h në adresë të ministres Etilda Gjonaj në raport me drejtësinë. Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, tha se duke nisur nga sot ( dje), LSI do të nisë një seri pyetjesh dhe denoncimes­h të dokumentua­ra në adresë të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Mehmetaj pyeti Gjonajn se ku punon bashkëshor­ti i saj dhe çfarë raporti ka me drejtësinë. "Në kuadër të transparen­cës për t'i ardhur në ndihmë reformës në drejtësi, nga sot dhe në vazhdim do të nisim një seri pyetjesh dhe denoncimes­h publike dhe të dokumentua­r ndaj ministres Gjonja dhe enturazhit të saj për të kuptuar se kush është Etilda. Pyetja e parë? Etilda Gjonja është ministrja e Drejtësisë apo e Etilda e gjykatave? Ku punonte bashkëshor­ti juaj dhe çfarë pune bënte deri në vitin 2016? Çfarë problemesh ligjore ka pasur bashkëshor­ti juaj në përudhen që është pushuar nga puna? Po në organet e drejtësisë, çfarë raporti ka pasur bashkëshor­ti juaj? Ku është sot bashkëshor­ti juaj dhe çfarë pozicioni pune mban? Shpresojmë që ministrja Gjonaj të ketë kurajën për t'ju përgjigjur këtyre pyetjeve, që sot ishin vetëm për të filluar", - theksoi deputetja e LSI.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania