Gazeta Shqiptare

"Eskobari i Ballkanit" para drejtësisë, më 25 shkurt gjyqi për Klement Balilin

-

TIRANË - Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar datën 25 shkurt, ora 10: 00, për seancën e parë të gjykimit ndaj Kelment Balilit, i cilësuar si "Eskobari i Ballkanit". Balili akuzohet për "trafik të narkotikev­e", "grup të strukturua­r kriminal", "mosdeklari­m të pasurisë" dhe "pastrim parash". Mësohet se trupa gjykuese përbëhet nga treshja gjykuese e përcaktuar përmes shortit do të kryesohet nga Flora Hajredinaj, si dhe dy gjyqtarë të tjerë, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai. Pak ditë më parë avokati i Balilit, Theodhori Sollaku dorëzoi një kërkesë për gjykim të shkurtuar, por seanca e parë te Krimet e Rënda u ndërpre me pretendimi­n se

Balili ka dashur që ta bëjë personalis­ht këtë kërkesë. Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe

Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Pas pothuajse tri vitesh arrati, Klement Balili u vetëdorëzu­a në 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendëse, por edhe ato ndërkombët­are. Vetëdorëzi­mi erdhi pas negociatav­e ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban edhe postin e kryetarit të Bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

KËRKESA

Pak ditë më parë, avokati i Balilit, Theodhori Sollaku dorëzoi një kërkesë për gjykim të shkurtuar, por seanca e parë te

Krimet e Rënda u ndërpre me pretendimi­n se Balili ka dashur që ta bëjë personalis­ht këtë kërkesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania