Gazeta Shqiptare

Goditet nga masivi shkëmbor, humb jetën në galeritë e nëntokës minatori 53- vjeçar

-

BULQIZË - Miniera e Kromit në Bulqizë vijon të marrë jetë njerëzish. Mesditën e djeshme, një 53- vjeçar ka gjetur vdekjen në galerinë e zonës D të kësaj miniere. Bëhet fjalë për minatorin A. Allushi, i cili gjatë kohës që ishte duke punuar është goditur në kokë nga një masiv shkëmbor, që është shkëputur nga pjesa e murit të minierës. Për pasojë, 53- vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Pas sinjalizim­it për ngjarjen, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar shpejt në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania