Gazeta Shqiptare

Zjarri te kulla e Sahatit në kryeqytet, konflikt për truallin e kullës 77 metër

-

TIRANË - Policia ende nuk ka një version të saktë mbi zjarrin e rënë pasditen e së enjtes zonën pas kullës së sahatit në Tiranë. Flakët përfshinë godina njëkatëshe, të cilat prej disa ditësh janë rrethuar me mure metalikë. Pikëpyetje­t ngrihen rreth faktit sesi mund të përfshihej nga flakët një objekt ku nuk ushtrohej asnjë lloj aktiviteti. Ndërsa, mësohet se në këtë vend është parashikua­r të ndërtohet një godinë 77 m e lartë. Por ngjarja ka nxjerrë në pah edhe një konflikt pronësie midis pronarëve të kafes së famshme të Tiranës, "Bar Sahatit" dhe disa personave që zotërojnë pronësinë e truallit dhe Bashkisë Tiranë. Pronarët e "Bar Sahatit", Dashnor e Flutura Doçi thanë dje për "News 24" se lokalin e kanë privatizua­r në ' 91- in dhe në vitin 1995 kanë blerë truallin nga bashkia. Ata pohuan se deri në vitin 2018 kanë punuar normalisht, derisa hipoteka i ka lajmëruar se prona e tyre ka mbivendosj­e. Ndërkaq, dje IMT ka shkuar për t'i prishur objektin pa urdhër prishjeje dhe pa lajmërim me arsyetimin se aty është dhënë leje zhvillimor­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania