Gazeta Shqiptare

Për vitin 2018, shpenzimet buxhetore për pagat në raport me PBB- në, më të ulëtat që nga 1993

-

Fondi

i pagave për punonjësit në sektorin publik ka ardhur me rritje vit pas viti, por vlera e tyre në raport me PBB ka pësuar rënie të vazhdueshm­e gjatë dy dekadave të fundit. Në vitin 2018, shpenzimet për pagat në shtet ishin sa 3.8 për qind e PBB- së, duke shënuar kështu nivelin më të ulët historik së paku nga viti 1993. Shpenzimet për paga në raport me PBB- në kanë shënuar luhatje nga viti në vit. Por që nga 2009ta, në vitin 2018 ato kanë pësuar ulje sistematik­e, duke shkuar nga 4.7% e PBB- së në 3.8% për qind të PBB- së. Paga mesatare në sektorin shtetëror arriti 61,600 lekë në fund të vitit 2017 me një rritje 11.5%, në raport me vitin 2016. Kjo është rritja më e madhe e shënuar që nga viti 2007 kur qeveria "Berisha" aplikoi një rritje agresive të pagave gjatë periudhës 2005- 2008. Sipas të dhënave të INSTAT, paga reale në shtet në vitin 2017 u rrit me 7.8 për qind pas një qëndrimi në vendnumëro për 3 vitet paraardhës­e. Të dhënat e azhurnuara për pagën reale në sektorin sh- tetëror tregojnë se ritmet e larta të rritjes u panë përgjatë viteve 2000- 2009, ku ritmet e rritjes ishin në intervalet 8- 17%. Por, pas vitit 2013, qeveria ndërmori masa kursimi për shkak se borxhi publik kishte kaluar 70%, teksa të ardhurat buxhetore nuk po rriteshin. Për rrjedhojë, Shqipëria ofron shpenzimet më të ulëta në rajon për paga si në vlera në to, si në raport e me PBBnë. Matur me paritetin e fuqisë blerëse ( PPP), të cilat llogariten për dallimet e nivelit të çmimeve midis vendeve në nivelet më të larta të pagave u gjetën në Malin e Zi dhe në Bosnje dhe Hercegovin­ë, ndërsa Shqipëria mbetet shumë prapa dhe ishte në fundin më të ulët të shkallës së pagave, thuhet në raportin periodik rajonal të Bankës Botërore. Për krahasim, të gjitha vendet perëndimor­e të Ballkanit ( përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele më të larta pagash sesa Bullgaria. Pagat në Mal të Zi gjithashtu tejkaluan nivelin e Hungarisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania