Gazeta Shqiptare

Bora Zemani flet për dëshirën e saj për t’u bërë këngëtare

-

disa netësh, në skenën e ‘ Soire’ për të kënduar këngët e tyre të preferuar u rikthyen shumë këngëtarë që i janë larguar muzikës. Bora Zemani, Gerta Heta, Ilirjana Basha, Klevis Saliaj e të tjerë u rikthyen pas në kohë, në ditët kur ata këndonin. Bora Zemani ka marrë pjesë në Top Fest 6 dhe madje, është nominuar në një prej kategorive të natës finale, “Best New Artist”. Gjatë bisedës, Bora ka treguar edhe si i ka lindur pasioni për muzikën. “Unë isha shumë rastësisht me muzikën. Nuk jam mësuar kurrë me faktin që di të këndoj. Kanë qenë vitet kur TOP Fest ishte në kulmin e vet. Një ditë të bukur u zgjova dhe doja të shkoja në Top Fest. Mami mori një zyshë kantoje, e cila sa më mori i tha mamit, goca është kanto!”, - tregoi Bora. Mbase dëshira do të realizohet shumë shpejt për Borën duke qenë se s’është hera e parë që kërkon t’i rikthehet muzikës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania