Gazeta Shqiptare

Media zvicerane ironizon Loredanën, poston shkrim duke sharë shqiptarët

-

dhe Mozzik janë një nga çiftet shqiptare, të cilët kanë arritur një sukses të jashtëzako­nshëm në muzikën e tyre në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër. Por mesa duket jo të gjithë e kanë të lehtë ta pranojnë suksesin e tyre dhe madje nuk ngurrojnë të përdorin artistët për të folur kundër shqiptarëv­e. Revista zvicerane ‘ Weltwoche’ ka vendosur t’i dedikojë një shkrim të veçantë Loredanës dhe shqiptarëv­e. “Dialog Plus” shkruan se në revistën zvicerane, këngëtarja shqiptare përshkruhe­t si një repere e suksesshme me 1 milionë ndjekës në rrjete sociale dhe këngët e saj janë dëgjuar 76 milionë herë. Në të thuhet se Loredana flet për

‘ Mercedes’ të zinj dhe drogë në këngët e saj dhe këtë gjë e përdorin edhe kundra shqiptarëv­e. “Shqiptarët në botën e jashtme nuk e kanë të lehtë, sepse përherë maten me ata pjesëtarët e përhershëm të shtresës së ulët, që udhëtojnë pesë veta tok me ‘ Mercedes’ të zinj, kanë kafka të rrafshëta në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace. Ata mendojnë se janë njerëzit më ‘ cool’ në botë, se vajzat presin vetëm ata dhe se një thikë thotë më shumë se një mijë fjalë”, – shkruhet në artikullin e “Weltwoche” sipas “Dialog Plus”. Megjithatë Loredana dhe Mozzik duket se nuk i vënë shumë re të tilla ofendime, sepse vazhdojnë të punojnë po njësoj për të prekur majat e suksesit. Sa shumë zili dhe vrer për një sukses të cilin vetë vendasit e këtij vendi e kanë vlerësuar!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania