Gazeta Shqiptare

NJË JETË MES LETRAVE

Shuhet shkrimtari e skenaristi i filmave të pavdekshëm. Premtimi i pambajtur i burrit fjalëmbël

- Fatmira Nikolli

Jam mirë". Ky ka qenë një ndër mesazhet e fundit të këmbyera me shkrimtari­n e skenaristi­n Kiço Blushi. Ndërsa miqtë e tij thoshin se është sëmurë, ai nuk e jepte veten. Kujtoj që një ditë, muaj më parë, qemë ndërruar pranë rrugës së Elbasanit. Nuk kishte shumë që kishte ardhur nga Parisi, hapin e kishte të lehtë, fytyrën e qeshur dhe fjalën e kishte të ëmbël. E pyeta se kur do shiheshim, më tha nuk e di dhe qeshi. Ky ishte takimi i fundit me premtimin, që një ditë do uleshim e do flisnim, do flisnim gjatë. Ai nuk mundi ta mbante premtimin, sepse në muajt në vijim, sëmundja u bë më e rëndë dhe megjithëse ai nuk e pranonte lehtë, ecejaket e tij u bënë më të pakta derisa hapat u ndalën.

Është ndarë nga jeta të premten në mbrëmje rreth orës 20: 00 shkrimtari dhe skenaristi i njohur Kiço Blushi. Ai u shua pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej pothuaj një viti. Bashkëpunë­tor në "Gazeta Shqiptare" me analizat dhe opinionet e tij, Blushi, e ngrinte zërin kundër politikave të dëmshme kulturore dhe atyre që nuk shkonin në laminë e letrave e filmit.

"Kiço Blushi, ky humbës i madh!... Shkon në trisht, në mall, në luftë me vetveten dhe dëshirën për jetën. Në trisht dhe humbës, sepse ai largohet pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, pas shumë betejash në fushën e debatit të sotëm aktual për ardhmërinë. Më së fundi, diçka tjetër e bëri të heshtë dhe ta largojë nga skalionet e para dhe kjo arenë e luftës kundër pushteteve, pasi ai si pak të tjerë, kërkonin një Shqipëri tjetër, jo atë të dhunës së fjalës së lirë, jo atë të kaosit, të korrupsion­it, të demokratur­ës... Humbësi ynë i dashur, ti na le shijen e hidhur dhe të kripur të dhimbjes, atë të mikut, shokut, të njeriut "integre". Megjithatë nesër ky humbës, do të kalojë portën e kësaj bote me petkun e njeriut të pastër dhe të kurajës! Lamtumirë Kiço Blushi!", shkroi mbrëmë shkrimtari Luan Rama, teksa sillte në vëmendje një foto të bërë në vizitën e fundit në Paris të Blushit.

"U nda nga jeta duke lënë në dhimbje familjen, bashkësinë e shkrimtarë­ve dhe artistëve, krijuesit dhe lexuesit, shkrimtari, skenaristi, gazetari dhe botuesi Kiço Blushi. Me Blushin një brez shkrimtarë­sh e artistësh post- Kadare, letërsia u kthye tek ndjesitë e brendshme njerëzore dhe pamjet metafizike e shpirtëror­e.

Blushi do të kujtohet si përfaqësue­s brezi dhe si qytetar i denjë, duke përfshirë rolin e tij si anëtar i këshillit presidenci­al në vitin e ndryshimit të sistemit politik 1991.

Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllim­et më të thella familjes Blushi, miqve dhe kolegëve të Tij për këtë humbje të parakohshm­e.

I përjetshëm kujtimi",shkroi mbrëmë Akademia e Shkencave.

Më 23 gusht, kur Blushi festoi 75- vjetorin, presidenti Ilir Meta shprehej se ai është shkrimtar protagonis­t i brezit të ndryshimit modernizue­s në letërsinë shqipe, prozator përfaqë- sues, skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare, me filmat e të cilit si "Beni ecën vetë", "Nëntori i Dytë", "Çifti i lumtur", "Koncert në vitin 36", "Në shtëpinë tonë" e plot të tjerë me të cilët jemi rritur dhe edukuar.

"Por Kiço Blushi është edhe personalit­et me ndikim cilësor qytetar dhe intelektua­l, që mori dhe ushtroi me përkushtim e përgjegjës­i publike në momente kyçe për fatet e vendit",- vërente Meta.

BIO E SHKURTËR

Kiço Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizion­it Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudio­n "Shqipëria e Re".

Skenari i tij i parë ishte ai i filmit "Çifti i lumtur" në vitin 1975 si bashkautor. Me skenarin e filmit "Beni ecën vetë" në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III- të. Autor i dhjetëra romaneve, dramave dhe tregimeve, skenarist i rreth 14 filmave, Blushi vazhdonte të ishte një zë kritik në publicisti­kë me qindra e qin- dra artikuj dhe analiza kritike të botuara gjatë viteve të fundit në organe të ndryshme të medias. Kiço Blushi do të mbahet mend gjatë jo vetëm si autori e skenaristi i njërit prej librave dhe filmave më të dashur për shqiptarët "Beni ecën vetë", por edhe për skenarët e filmave të tjerë lapidarë në kinematogr­afinë shqiptare si "Nëntori i dytë", "Në shtëpinë tonë", "Koncert në vitin 1936", "Pylli i lirisë" apo komedia emblemë "Çifti i lumtur". Pena e Kiço Blushit ka sjellë ndërkohë për lexuesit edhe dhjetëra tituj romanësh, novelash e tregimesh si dhe libra me poezi, si "Çatia e të gjithëve", "Midis dy njerëzve", "Pajtoni i fundit", apo dhe romani i publikuar pak vite më parë "Gjuha e gjakut". Më 20 shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidenci­al. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste.

Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelev­izionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive. Shkrimtari mbante postin e kryetarit të bordit drejtues në Qendrën Kombëtare të Kulturës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania