Gazeta Shqiptare

Ç' mësojmë nga 40 vjet ndërhyrje të SHBA- ve në Lindjen e Mesme?

-

konturojë vendimet e aktorëve të tjerë në këtë teatër.

Shtetet e Bashkuara, nuk arritën të ndikojnë mjaftueshë­m në sjelljen e aktorëve sektarë në Liban gjatë ekspeditës së saj atje. SHBA- ja nuk ia doli të ndryshojnë politikën e jashtme iraniane, edhe pas dekadave të rrethimit ushtarak.

Edhe pasi korrën ndoshta fitoren më poshtërues­e dhe vendimtare ushtarake në historinë moderne, ushtarët amerikanë shikonin përtej kufirit, teksa Sadami e sfidonte Uashington­in dhe shtypte me egërsi në kryengritj­et kurde dhe shiite në vend.

Koncepti se SHBA- ja mund të përdorë kontrollin e saj në veri, për të formësuar shtetin sirian të pasluftës, dhe për të dëbuar prej andej Iranin, ka qenë gjithmonë teorik, dhe pa një rrugë të qartë për t'u vënë në zbatim. Në fakt, shumë nga forcat që cilësohen si të mbështetur­a nga Irani, përbëhen nga qytetarë sirianë.

Ku do të dëboheshin këta? Më shumë gjasa, Damasku dhe aleatët e saj do të punojnë për të siguruar pjesën tjetër të vendit, duke pritur largimin e Amerikës. Fakti i thjeshtë që ka qenë përcaktues për pjesën më të madhe të konfliktit, është se vendet si Irani dhe Rusia, kanë interesa më jetike në Siri se sa një superfuqi e largët.

Të tjerë argumentua­n se "strategjia e tërheqjes" nga Siria, siç u shpreh Dejvid Sanger i "The New York Times", do të rezultojë në kaos dhe terrorizëm, ashtu siç ndodhi me tërheqjen e SHBA- së nga Iraku. Duke përmendur pjesë të strategjis­ë së administra­tës Bush, Sanger pohoi se "forcat e dislokuara në rajon, janë thelbësore për të penguar terroristë­t të arrijnë brigjet amerikane".

Gjenerali në pension, Xhon Alen, president i Institutit Brukings, argumentoi se "udhëheqja globale e SHBA- së dhe aty ku është e nevojshme, forcat e saj, janë të nevojshme në territoret e ndikuara nga ISIS- i në Azi dhe Afrikë, "deri kur të jetë e mundur ideja e kalifatit".

ISIS- i u mposht shpejt, sepse iluzioni mesianik i shtet- ndërtimit, e ka privuar atë nga fleksibili­teti strategjik. Duke qenë të detyruara të mbronin pozicione fikse, forcat e saj nuk mund të përqendroh­eshin në llojin e strategjiv­e asimetrike, që ishin aq efektive për aktorët jo- shtetërorë në rajon.

Ajo që mbetet nga ISIS- it, e ka bërë tashmë të qartë se nuk do të bëjë më të njëjtin gabim. Por pushtimi ushtarak amerikan, i pacaktuar në kohë, i Lindjes së Mesme nuk është një antidot i thjeshtë ndaj aksionit militant anti- SHBA apo kaosit. Në fakt, indet lidhëse mes shumë aktorëve jo- shtetërorë, janë një opozitë agresive ndaj ndikimit ose pranisë ushtarake direkte ose indirekte të Shteteve të Bashkuara, apo aleatëve të saj kryesorë.

Një grupim i ndryshëm ak- torësh jo shtetërorë, përfshirë Hezbollahu­n, talebanët dhe AlKaedën në Irak janë forcuar, ose janë rithemelua­r edhe nën hundën e ushtarëve dhe marinsave amerikanë. Në fakt, arabët sunitë të Sirisë së veriut, po vuajnë nën sundimin e ashpër kurd nën garancinë e Amerikës, madje edhe një "spastrim etnik". Dhe vazhdimi afatgjatë i këtij trendi, do të sjellë probleme.

Një nga kritikat e cituara, ishte se ishte një tradhti ndaj grupimit kurd. "Perëndimi u ka atyre një borxh, për koston që kanë paguar"- thuhet ndër të tjera në një opinion në "Wall Street Journal" . Por marrëdhëni­a sponsorkli­ent është në thelb me dy kahe; ajo formohet për shkak të përputhjes së interesave.

Kurdët luftuan kundër ISIS- it, pasi ai përbënte një kërcënim ekzistenci­al për komunitete­t e tyre, dhe jo si shprehje e besnikëris­ë ndaj Amerikës. ISIS dikur i zboi kurdët sirianë deri në kufirin turk, dhe në Irak ata ishin shumë pranë pushtimit së Erbilit.

Por kurdët po bisedojnë tashmë me Damaskun për riintegrim, dhe kanë shmangur përleshjen me forcat siriane gjatë gjithë konfliktit, duke e ditur se opsioni i tyre i vetëm i mundshëm do të ishte një ' modus vivendi' me qeverinë. Amerika ruan ende një prani të madhe ushtarake në të gjithë rajonin, dhe mund t'i ndihmojë ata që do të luftojnë ISIS- in, në një mënyrë më pak ndërhyrëse.

Nëse lihen mënjanë pretendime­t specifike, lodhja me pushtimet tokësore në Azi, është e pranishme në të gjithë spektrin politik amerikan, dhe, në fakt, është disi më i fortë jashtë bazës së votuesve republikan­ë. Për më tepër, pse opinioni publik të mos jetë një faktor në vendimmarr­jen ushtarake amerikane?

Për shkak të një sërë arsyesh, siç është aftësia e saj ushtarake dhe vendndodhj­a gjeografik­e providenci­ale, Amerika përballet me pak kërcënime ekzistenci­ale, dhe prandaj mund të zgjedhë midis një spektri alternativ­ash, se si të adresohen interesat dhe sfidat e sigurisë.

Një pushtim de fakto i një të tretës së territorit sirian, nuk ka qenë kurrë i vetmi kurs i qartë veprimi. Një linjë kritike më e arsyeshme, e përqendrua­r në planet fillestare të tërheqjes, ishte shumë e nxituar, dhe nuk kishte udhëzime strategjik­e. Kritikët argumentoj­në, se tërheqja duhet të jetë më graduale, në mënyrë që të lehtësojë përshtatje­n e aleatëve dhe planifikim­in e aksioneve antiterror­izëm.

Është e vështirë të thuhet se cila do të jetë politika e Amerikës në Siri dhe kur, nëse do të ndodhë ndonjëherë, do të largohen forcat amerikane. Por, çdo politikë ka të ngjarë të jetë jo- optimale, nëse nuk mësohet leksionet e historisë së ndërhyrjes ushtarake amerikane në rajon.

Shënim: Alireza Ahmadi është studiues dhe analist i fokusuar në politikën e jashtme të SHBA- së ndaj Lindjes së Mesme./ National Interest - Bota. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania