Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Gati projektet, do të fitojmë Pogradecin

Kryeminist­ri prezanton kolonjarin që ndërtoi jaht: Një Lul për së mbari "' Lungo gjol' nga Pogradeci në Tushemisht"

-

goditi ministren e Drejtësisë dhe i mori në mbrojtje këta njerëz. Madje nxori edhe emrin tuaj; deri tani, tha, nuk e kam nxjerrë emrin e ministres së Drejtësisë, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. A janë këto sinjale të qarta që politikanë­t duhet të nxjerrin, ndërkohë që vendi ka një problem serioz me korrupsion­in?

Problemi padyshim që është mjaft serioz përderisa, e theksoj edhe një herë, Transparen­cy Internatio­nal e nxjerr të përkeqësua­r dy vitet e fundit vlerësimin për Shqipërinë. Duhet të ndodhte e kundërta. Në kuadër të reformës në drejtësi duhet të kishte një frenim, duhet të kishte një kujdes më të madh në respektimi­n e ligjit dhe të Kushtetutë­s, duhet të kishte një reagim më të shpejtë ndaj rasteve të qarta dhe ndaj rasteve publike. Unë përshëndes çdo procedim, që bëhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste të tilla si ajo që ka ndodhur në Ministrinë e Drejtësisë ditët e fundit sipas këtij varianti që ju po shprehni. Megjithatë ka disa çështje që janë shumë madhore, sepse çështje të tilla padyshim që ka dhe do të ketë. Sepse çdo ditë ka prokurime dhe mund të ketë edhe shkelje edhe korrupsion. Por ka disa raste ku është e rëndësishm­e të përqendroh­emi më shumë për të vendosur vërtet besimin në funksionim­in e shtetit, në sundimin e ligjit. Më konkretish­t, unë do të theksoja faktin skandaloz të shkeljes së Kushtetutë­s lidhur me dhënien fuqi prapavepru­ese për shpërndarj­en e dividentit për të kaluarën, i cili sjell implikime të mëdha dhe mund të sjellë edhe pasoja të mëdha në të ardhmen në dëm të interesit publik dhe në dëm të funksionim­it normal të rendit juridik dhe kushtetues në një shtet të së drejtës. Apo edhe rasti tjetër i Unazës së Re është një rast flagrant, ku kemi një shkelje të hapur të të drejtave të njeriut, përveç fenomenit jo transparen­t. Nga ana ime prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatue­se ka patur, ka dhe do të ketë mbështetje­n më të plotë, por edhe duhet të tregojë bindshëm se është jashtë çdo ndikimi politik edhe partiak.

Zgjedhjet e 30 qershorit kryeminist­ri Edi Rama i sheh jo vetëm si datën e rikonfirmi­mit të bashkive ku socialistë­t drejtuan këtë 4- vjeçar, por dhe atë të fitores së njësive të tjera lokale që drejtohen nga opozita. Një nga këto z. Rama shprehet se do të jetë dhe Pogradeci ku dje mori pjesë për prezantimi­n e disa projekteve për rehabiliti­min e disa zonave rurale në këtë qark të listuar në programin e 100 fshatrave. "Ju themi qytetarëve të Pogradecit që pavarësish­t se nuk e kemi drejtimin e kësaj bashkie, vëmendjen e kemi maksimale. Në fundin e qershorit kjo vëmendje do të shtohet pasi të marrim drejtimin", deklaroi z. Rama. Kryeminist­ri Edi Rama gjatë vizitës në qarkun e Korçës dje u ndal edhe në Tushemisht të Pogradecit, fshat që është pjesë e projektit të "100 fshatrave turistikë" në Shqipëri. Ai tha se, ky fshat është me potencial fantastik, por ende i pashfrytëz­uar, ndërsa shumë shpejt do të nisë zbatimi i projekteve. "Do të kemi një ' lungo gjol' nga hyrja e Pogradecit deri këtu. Një segment i posaçëm i shkëputur i kësaj linje do të jetë edhe segmenti që do të ndërtohet në Lin. Punën ta avancojmë në çdo aspekt të programit, modelet dhe pikat e referimit që do të krijojnë gravitete të ndryshme, të një rilindje rurale të shtrirë në të gjitha komponentë­t e zhvillimit. Jam shpresë plotë që do të rikthehemi jo më për të prezantuar projektet, por për të nisur realizimin konkret të tyre. Ky nuk është një program i zakonshëm, së dyti nuk është program ndërtimi rrugësh rurale. I siguroj të gjitha ata që na ndjekin që janë qytetarë të kësaj zone, se përndryshe nga sa mund të duket, se ne nuk kemi drejtimin e bashkisë së Pogradecit, kemi qenë dhe jemi shumë të vëmendshëm që jo vetëm kjo zonë e bekuar të mos mbetet mbrapa, por përkundraz­i, rruga hyrëse në Pogradec është shprehja e këtij angazhimi. Të gjitha këto projekte presin fundin e qershorit për të marrë atë fuqinë e domosdoshm­e ekzekutive të një sinergjie të re mes qeverisë me pushtetin vendor", theksoi z. Rama. Aktualisht bashkia e Pogradecit drejtohet nga Eduard Kapri, i zgjedhur nga radhët e PD- së para katër viteve, ndërsa në 30 qershor Partia Socialiste synon që të

PROTESTA

Vizita e Kryeminist­rit Edi Rama në Korçë dje u shoqërua me protestë. Qytetarët atje e pritën me protesta dhe thirrje kundër qeverisë. Qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, marshuan në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës.

PREZANTIMI

Kryeminist­ri prezantoi një profesioni­st nga Kolonja, i cili ka ndërtuar me duart e tij një jaht, i cili sipas kreut të qeverisë është gati për të dalë në det. Rama bën ironi edhe me kreun e PD, Basha, pasi mban të njëjtin emër me profesioni­stin. "E rrallë - Një jaht në majë të malit në Kolonjë, ku Luli ( një Lul për së mbari) ndërton ëndrrat e tij me fuqinë e një pasioni të jashtëzako­nshëm # RESPEKT"shprehet z. Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania