Gazeta Shqiptare

Rikandidim­i i Dakos?, Balla: Kryebashki­akët në proces vlerësimi

-

Kreu

i grupit par lamentar të PS, Taulant Balla në emisionin ' Kjo Javë' në News24 foli dje për zgjedhjet lokale të qershorit si dhe kandidatët e PS. I pyetur nëse do të rikonfirmo­het kandidatur­a e Vangjush Dakos në krye të bashkisë së Durrësit pas akuzave të opozitës për lidhje me Avdylajt dhe blerje votash, Balla tha se po bëhet vlerësimi për gjithë kryebashki­akët e PS dhe punën e tyre. Balla u shpreh se edhe nëse nuk konfirmohe­t Dako, ai do japë kontributi­n e tij për Durrësin dhe PS. "Ne kemi nisur një proces vlerësimi të kryetarëve në 35 bashki ku PS qeveris prej prillit të vitit të kaluar. Nga gjithë ky proces analize jemi në një fazë ku kemi vlerësuar se cilët janë ata që mund të marrin një mandat tjetër. Unë ndaj mendimin se Sotiraq Filo në Korçë ka bërë një punë të mirë. Dako është prej vitit 2007 në krye të bashkisë së Durrësit dhe ky qytet ka njohur një transformi­m të thellë, por në momentin e duhur do të jetë vetë Dako dhe struktura e PS Durrës dhe PS që do vendosë. Edhe nëse nuk do ishte në krye të bashkisë, kjo nuk e pengon që ai të vazhdojë aktiviteti­n e tij në mbështetje të zhvillimit të Durrësit. Sa i përket bashkisë së Elbasanit, është e sigurt që do vazhdojë ta drejtojë PS"- theksoi z. Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania