Gazeta Shqiptare

Shkodra, Korça e Gjirokastr­a në protestë: Qeveria na braktisi

-

Opozita

organizoi dje të tjera protesta në të gjithë vendin. Dita e djeshme e gjeti Shkodrën, Korçën dhe Gjirokastr­ën në protestë, kundër qeverisë dhe Ramës. Protestues­it deklaruan se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë. "Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqendrë­n historike, Shkodrën, - deklarojnë protestues­it. Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion. "Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhen pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani", deklaruan qytetarët. Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestuan në qendër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë, duke ngritur zërin për gjendjen e vështirë që po kalon aktualisht çdo qytetar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania