Gazeta Shqiptare

Haxhimali: Bashkitë nuk kanë sqaruar qytetarët

Dështon taksa e banesës

-

Edhe

pse nuk është marrë një vendim konkret për sh tyrjen e mbledhjes së taksës së banesë në bazë të metodologj­isë së re duket se procesi ka dështuar. Agron Haxhimali kreu i shoqatës së bashkive deklaron se ky ligj duhej të hynte në fuqi që në datën 1 prill. "Ishte lënë afati 1 prill 2018. Nuk ka asnjë afat tjetër me ligj që ka përcaktuar shtyrjen e kësaj date për vjeljen e kësaj takse. Çdo afat tjetër i diskutuar do nisë më 1 janar, siç ju i referoheni Ministrisë së Financave nuk është asgjë më shumë sesa një opinion, diskutim mediatik"- thotë për OraNews Agron Haxhimali. Shqetësim mbetet edhe fakti që qytetarët nuk kanë marrë një sqarim konkret në lidhje me të gjithë procesin. "Jemi në një moment jashtëzako­nisht të dobët sa i takon komunikimi­t dhe informimit të qytetarëve për mënyrën si dhe sa duhet ta paguajnë këtë taksë",- Agron Haxhimali. Mungesa e të dhënave duket se ka qenë një nga arsyet kryesore në mosaplikim­in e kësaj takse, e cila në shumë bashki vijon të mblidhet me metodën e vjetër. Afrimi i zgjedhjeve vendore duket se do të shtyjë edhe për disa muaj pagesën e taksës së banesës në bazë të vlerës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania