Gazeta Shqiptare

Lista me 10 vendet kryesore, Italia në krye

Shtetet që konsumuan "shqip"

-

Italia

është edhe blerësi kryesor i produkteve shqiptare blegtorale, bujqësore dhe agro- industrial­e. Rreth 8.6 miliardë lekë është llogaritur vlera e eksporteve gjatë vitit 2018 dhe në sasi, 22.3 mijë tonë produkte janë tregtuar në këtë shtet. Por, pavarësish­t se renditet në vendin e parë, eksportet drejt këtij vendi kanë pësuar një rënie të lehtë krahasuar me 2017- ën. TV SCAN ka zbardhur listën e 10 shteteve kryesore ku eksporton më shumë produkte të këtij sektori, ku pas Italisë, e dyta renditet Kosova dhe Greqia me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë. Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi që renditet në vendin e tretë, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani, dhe Maqedoni, me vlerë mbi 1 miliardë lekë. Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, arrorët, ujërat. Eksportet bujqësore për vitin 2018 janë regjistrua­r në 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania