Gazeta Shqiptare

Qendrat "One Stop Shop", 18,854 aplikime nga qytetarë e biznese

-

Administra­ta

Tati more fton të gjithë të interesuar­it t'i drejtohen qendrave të integruara me një ndalesë për të zgjidhur çdo problem të mundshëm. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve bën me dije se gjatë vitit 2018 përmes këtyre qendrave janë bërë plot 18,854 aplikime nga qytetarë e biznese. Paralelish­t me aplikimet 8,700 persona janë asistuar me infor- macion dhe konsulenca të ndryshme lidhur me procedurat tatimore, ndërkohë që sipas Drejtorisë së Për- gjithshme, në këtë mori aplikimesh nuk është regjistrua­r asnjë ankesë. Aktualisht, sportele të administra­tës tatimore në qendrat e integruara gjenden në qytetet Kavajë, Krujë, Fier dhe Gjirokastë­r. Për këtë vit, një mënyrë e re veprimi është konceptuar e filluar të zbatohet dhe konkretish­t ajo e shërbimit të tatimpague­sve në ambientet e vendndodhj­es së bizneseve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania