Gazeta Shqiptare

Vrau punonjësin e HEC, identifiko­het autori

-

PUKE - Policia e Pukës ka identifiku­ar autorin e vrasjes së 30- vjeçarit Petrit Biba, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së premtes. Ai është shtetasi Enderis Dodaj rreth 25 vjeç. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për "GSH" se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Dy të rinjtë; viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC- in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje. Pas krimit, 25 vjeçari u largua nga vendngjarj­a. Ndërsa i riu Biba pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t'u mbijetonte plagëve. Policia po punon për kapjen e tij dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania