Gazeta Shqiptare

"Kavaja", Spiropali: Pse publikuam vizitën në shtëpinë e vajzës

-

TIRANË - Ndërsa dy ditë më parë opinioni gjykoi videon e kryeminist­rit Rama, i cili zbuloi me zë e figurë prindërit e vajzës së abuzuar në Kavajë, ministrja Elisa Spiropali ka sqaruar përmes një postimi në ' Facebook' arsyen pse e publikuan videon. "... të nesërmen më ra telefoni dhe në emër të prindërve të vajzës, gjyshi më ftoi në shtëpi, vorbulla e dilemës u rikthye edhe më e fortë. Ty të faleminder­it edhe njëherë tha, po ne s'jemi të qetë! Nuk na mjafton se po na del shpirti nga sulmet e tyre që po na e tresin vajzën para syve! Duam të bëjmë një apel publik, por nuk duam të merremi as me ndërmjetës­it që na çojnë ata të opozitës as me ata që na vrasin natën nëpër studio dhe na qajnë ditën, duke na u lutur të dalim me ta në televizor",- shprehet Spiropali. Ndërsa, shton se pasi i nxorën me zë e figurë prindërit ka marrë një telefonatë falënderue­se prej gjyshit të 13vjeçares. "Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jonë ishte kapaku që s'mund të mos e ndaja sot me të gjithë. Mos u mërzit për çfarë do dëgjosh më tha, neve s'ta harrojmë që na dhe mundësinë të çlirohemi! Pas gjithë këtyre ditësh e netësh terrori ku të gjithë kanë folur ç'kanë dashur për ne, ne sot folëm në emrin tonë. Ne nuk kemi frikë nga fytyra jonë dhe jemi krenarë për vajzën tonë, ndërsa turpin le ta mbajnë ata që dihet kush janë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania