Gazeta Shqiptare

Basha: Koha për fjalë ka mbaruar, goditja finale më 16 shkurt

"Procesi politik ka marrë fund"

-

Vlora ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në kuadër të turit që ai ka ndërmarrë, në bazë për të ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së datës 16 shkurt në Tiranë. I shoqëruar nga deputeti Agron Shehaj, Basha ai ka ecur në këmbë në rrugët e qytetit, ku ka takuar qytetarë të ndryshëm, duke u njohur me shqetësime­t e tyre dhe vështirësi­të që kanë për përballimi­n e jetesës, ndërsa i ftoi që t'i bashkohen protestës së 16 shkurtit. Basha përsëriti se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe nuk mendon për njerëzit. "A mund të mendojë për qytetarët, për investitor­ët një qeveri që ka ardhur në pushtet me paratë e krimit. Gjëja e fundit që të shkon në mendje janë hallet e njerëzve. Ardhja në pushtet e Edi Ramës është faktuar tashmë edhe nga "Zëri i Amerikës" si një grusht shteti. Ky sistem i kalbur duhet përmbysur. Rruga jonë drejt Europës do të mbetet e bllokuar, ne duhet ta çelim rrugën drejt Europës. Ne mund ta hapim atë derë vetëm duke shembur sistemin e kalbur që e mban peng Shqipërinë. Procesi politik ka marrë fund. Koha për fjalë ka mbaruar dhe më 16 shkurt është koha për vendimmarr­je", - tha Basha në Vlorë. Ai theksoi se rregulli është që kur pushteti uzurpohet, janë qytetarët që e çlirojnë. Ndaj ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin fatin e tyre në dorë. "Zëri juaj më 16 shkurt është vullneti i sovranit. Nuk e them thjesht si kryetari i opozitës, por kam ardhur tua them si vlera e Europës ku duam të shkojmë. Më 16 shkurt t'i japim fund këtij grushti shtetit. Duhet të merrni në dorë fatet tuaja. Kjo është ftesa që kam për ju, për çdo vlonjate e vlonjat, për socialistë­t e tradhtuar dhe të

poshtëruar", - shtoi Basha. Ai shtoi se edhe pritshmëri­të e Europës janë pikër-

isht te vullneti i popullit për të bërë ndryshimin. "Dëgjoni e mbani vesh dhe hapni

ZGJIDHJA

"Normalisht kjo mund të zgjidhej me votë, por vota është kapur. Në Europë do ta zgjidhte prokuroria, por prokuroria është kapur. Ju e dini që ne u përpoqëm ta pastrojmë këtë sistem nga brenda me ligje me propozime, por ky sistem nuk mund të pastrohet më, ky sistem duhet përmbysur".

sytë, ky nuk është vetëm mesazhi i opozitës. Pritshmëri­të e Perëndimit, Europës është tek i vetmi faktor që mund të sjellë ndryshimin dhe ky faktor jeni ju. Ne duhet ta çelim derën drejt Eruopës, sepse vetëm duke çelur derën drejt Europës do mund të sjellim zhvillim, punësim", - u shpreh Basha. Më tej, ai theksoi se në një vend demokratik krizat duhet t'i zgjidhte vota, por në Shqipëri kjo sipas tij nuk mund të ndodhë, pasi vota blihet nga qeveria. "Normalisht, kjo mund të zgjidhej me votë, por vota është kapur. Në Europë do ta zgjidhte prokuroria, por prokuroria është kapur. Ju e dini që ne u përpoqëm ta pastrojmë këtë sistem nga brenda me ligje me propozime, por ky sistem nuk mund të pastrohet më, ky sistem duhet përmbysur", - deklaroi Basha. Sipas kreut të opozitës, vetëm një qeveri tranzitore mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshm­e që të plotësojë standardet dhe të sjellë në pushtet një alternativ­ë që e votojnë shqiptarët dhe jo që e blen krimi dhe oligarkia. Në Vlorë ai u takua edhe me biznese e me disa maturantë, ku deklaroi se kjo opozitë do krijojë kushtet që të gjithë të rinjtë të kenë mundësi të studiojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania