Gazeta Shqiptare

Banorët e "Astirit", në ditën e 99 të protestës, pemë për Ardit Gjoklajn

-

Banorët

e "Astirit" kanë pro testuar edhe mbrëmë kundër projektit të "Unazës së

Madhe", nga i cili rrezikojnë shembjen banesat dhe pronat e tyre. Në ditën e 99 të protestës së tyre, ata kanë mbjellë pemë duke zëvendësua­r kështu pemët e shkulura më parë. Pemën e parë banorët ia dedikuan Ardit

Gjoklaj, 17- vjeçari që u gjet i vdekur në landfillin e Sharrës.

Protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si të

PD- së, ashtu edhe nga LSI. Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta u shpreh se kryeminist­ri Edi Rama ka kohë deri më datë 15- shkurt që të largohet nga Shqipëria. "Kjo është arsyeja pse qytetarët janë në protestë, janë kundër kësaj monstre që i ka rrjepur qytetarët shqiptarë. Siç thotë edhe ' Unaza', tik- tak, zoti kryeminist­ër ke kohë deri më 15, që të largohesh nga ky vend. Në këtë vend të bekuar nga Zoti, nuk ka vend për tradhtarët. Do i bëja thirrje çdo qytetari dhe çdo efektivi të policisë për t'u ngritur kundër krimit, kundër këlyshëve të Enver Hoxhës", u shpreh ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania