Gazeta Shqiptare

Idrizi: PDIU me 8 mandate, por e nxorën jashtë parlamenti­t

-

Partia

për Drejtësi Integrim dhe Unitet zhvilloi dje mbledhjen e Forumit të Gruas, ku kryetari i saj, Shpëtim Idrizi theksoi se ky brez duhet të luftojë për t'u lënë një Shqipëri më të mirë fëmijëve, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi. "PDIU është një parti e pazakontë në politikën shqiptare. Ajo nuk është krijuar nga inati i dikujt, por është krijuar si partia e çështjes kombëtare shqiptare, si partia dhe amaneti i çështjes së shqiptarëv­e të Çamërisë.

PDIU është e vetmja parti kombëtare, e vetmja parti me kauzë dhe e vetmja parti që flet dhe shtyjnë çdo ditë për çështjen e shqiptarëv­e të Çamërisë. Koha ka ndaluar për shqiptarët e Çamërisë në ditën që i kanë larguar nga trojet e tyre dhe është e njehsuar me ditën që ne do të kthehemi në Çamëri, në shtëpitë tona", - tha Idrizi. Ai nënvizoi se vendit i duhen zgjedhje të reja, pasi nuk mund të qeveriset nga ata që i kanë blerë zgjedhjet. "E kam ditur se përballë kemi një shtet racist dhe një shtet me baza të errëta të neofashizm­it, e kam fjalën dhe për ' Agimin Artë', por nuk e kisha menduar kurrë që kundërshta­rë dhe armiq do të kishim edhe politikën shqiptare. Pavarësish­t se PDIU duhet të merrte 8 mandate, kjo politikë shqiptare bëri gjithçka që Çamëria të mos kishte zërin e saj në parlament. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë partia e çdo shqiptari patriot, që e do bashkimin kombëtar dhe që e do Çamërinë", - tha Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania