Gazeta Shqiptare

Banorët e Zallbastar­it në protestë, bashkia të mbajë premtimin për urën

-

Banorët

e Zallbastar­it protestuan dje për mungesën e një ure të premtuar prej vitesh, por ende të parealizua­r. Ata qëndruan në vendin ku duhet të ishte ura, ndërsa i kërkuan Bashkisë së Tiranës që të kthejë vëmendjen nga fshati. "Siç e shikoni edhe vetë, jemi afër Bastarit të Mesëm. Një zonë tepër e prapambetu­r. Ura ka dy vjet që është inauguruar dhe s'kemi as urë as gjë. I bëj thirrje Veliajt të mos mbjellë as pisha, as rrape në Tiranë, por të hedhë një kokë këtej pas Dajtit, siç e shikoni zona më e prapambetu­r", - tha një banor. Situatën problemati­ke e ka bërë të njohur edhe anëtari i kryesisë së PD- së, Jamarbër Malltezi, i cili shkroi se, "edhe pse u premtua 3 vite më parë, nuk është bërë asgjë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania