Gazeta Shqiptare

Vendimi i Apelit për Dajtin, Lleshaj: Në burg gjyqtarët

Reagon edhe ministrja Gjonaj: Masa ndaj gjyqtarëve abuzues "Kemi nisur operacioni­n ' Forca e Ligjit' për rastin"

-

Ministria e Drejtë sisë dhe ministri i Brendshëm e quajnë skandaloze vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin. Në një deklaratë për mediat, ministrja Etilda Gjonaj tha se qeveria nuk synon kontrollin e drejtësisë, por se në këto raste nuk mund të rrijë pa reaguar. Ajo paralajmër­oi masa ndaj gjyqtarëve dhe tha se do t'i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas Gjonajt, vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar "për uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshti­m me kodin e procedurës penale". Ndërkaq, PD i ka quajtur "lot krokodili" reagimet e ministrave e sipas tyre me shumë vonesë.

SKANDAL

"Prej 48 orëve kemi punuar intensivis­ht për të adresuar një skandal të papranuesh­ëm të përmasave të tilla të patolerues­hme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin tërësisht në kundërshti­m me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Duke ndarë me publikun revoltën legjitime të çdo qytetari përballë këtij lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur procesi i vetingut, dua t'ju siguroj të gjithëve që jo vetëm nuk mund të pajtohemi kurrë me faktin e kryer në këtë rast, por do të ndjekim të gjitha hapat me të gjitha mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të mos peshohet në kandarin e korrupsion­it, e mungesës totale të integritet­it dhe profesiona­lizmit të disa gjyqtarëve, të cilët nuk meritojnë asgjë tjetër përveç përbuzjes së çdo qytetari të ndershëm", u shpreh Gjoni duke shtuar se vendimi është në kundërshti­m me çdo standard të procesit penal dhe rrezikon kështu të krijojë një precedent të rrezikshëm në dhënien e lirisë elementëve kriminalë. Ministrja premtoi reformë për rritjen e sigurisë në burgje si masa imediate kundër krimit të organi- zuar. "Mbështes prokurorin­ë në ankimimin në Gjykatën e Lartë, me qëllim që parregulls­itë e procesit në Apel të rivendosen në vend. Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie ku gjyqtarët dhe prokurorët me kurajë, përgjegjsh­mëri dhe në zbatim të ligjit të marrin vendime të drejta, të pandikuara nga asnjë lloj rrethane tjetër dhe të japin drejtësi", përfundoi Gjoni.

"S'DO KETË PAQE"

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të folur për rastin "Dajti". Ai tha se nuk do ketë paqe derisa të zhbëhet vendimi për Dritan Dajtin, duke e cilësuar një atentat ndaj drejtësisë. "48 orët e fundit kanë qenë orë të përjetimev­e të rënda për familjarët e oficerëve të rënë në krye të detyrës më 7 gusht të vitit 2009, për Policinë e Shtetit dhe për gjithë qytetarët shqiptarë, si pasojë e një vendimi kriminal të disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t'u bashkohen prapa hekurave klientëve të tyre. Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesh­a që ky krim i njerëzve me imunitet ligjor dhe kushtetues të mos kishte si përgjigje vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur si dhe një proces të qartë ligjor", tha ministri Lleshaj. Ministri kërcënoi

AMBASADORI I BE

Ambasadori i Bashkimit Europoian, Luigi Soreca ka reaguar ashpër për vendimin e Gjykatës së Apelit, ku Dritan Dajtit iu hoq burgimi përjetë. "Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe prokurori i përgjithsh­ëm. Reforma është e pakthyeshm­e dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksio­nit", - thekson ambasadori i BE.

"Miq, lidhjet e krimit të Edi Ramës me Dritan Dajtin, që datojnë në fillimet e viteve 2000 janë universali­sht të njohura. Këto lidhje të ngushta dhe më pas edhe komunikime­t e tij elektronik­e dhe të tjera me Dritan Dajtin në qeli. Manovrimet e Edvinit për ta liruar i kam denoncuar publikisht në parlament dhe media mbi 20 herë. Kështu që ekzekutimi për herë të dytë tri ditë më parë i katër martirëve të rendit dhe sigurisë është vetëm finalizimi i një veprimtari­e kriminale të krye kreut Edvin Kristaq Krimi. Duke dënuar edhe një herë këtë akt, i papreceden­t në historinë e këtij vendi, dhe autorin e tij Edvin Kristaq Krimi, ftoj shqiptarët t'i japin sa më parë kreut të meduzës së krimit të organizuar në Shqipëri përgjigjen e merituar"!

me burg gjyqtarët, duke u shprehur se ka nisur tashmë operacioni "Forca e Ligjit" për këtë rast. "Edhe pse nuk mund të jap detaje, deklaroj se operacioni ' Forca e Ligjit' është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë, sakrificav­e të panumërta dhe gjakut të derdhur nga qindra punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar përgjatë tri dekadave të fundit". Lleshaj siguroi qytetarët se përgjigjja e institucio­neve do të jetë e fortë dhe ligjore. "Unë siguroj qytetarët shqiptarë dhe familjarët e dëshmorëve të atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit se përgjigja e institucio­neve do të jetë e fortë, ligjore, në përpjesëti­m të drejtë dhe në respekt të plotë me thirrjen që buron nga amaneti i atyre burrave të Policisë së Shtetit shqiptar, që dhanë jetën për një Shqipëri më të sigurt dhe më drejtë", deklaroi Lleshaj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania