Gazeta Shqiptare

Ngjarja në 2009- ën, Dritan Dajti: U vetëmbrojt­a, s'e dija që ishin policë

-

Gjykata

e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi ven dimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se dënimi tashmë është 25 vite burg. Ai akuzohet për vrasjen e 4 policëve. Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese", kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t'u vetëmbrojt­ur pa e ditur se ata ishin policë. Në atë ngjarje u vra edhe shoku i Dajtit, Ledion Mara, si dhe u plagos një pushues. Në asnjë seancë gjyqësore Dritan Dajti nuk ka pranuar që t'i ketë vrarë katër punonjësit e policisë me një qëllim, por ai ka theksuar se në përleshjen e asaj dite është vetëmbrojt­ur për shkak se i ishte hapur një luftë dhe qëllonin në drejtim të tij. Ai u dënuar nga të gjitha shkallët me burg përjetë, por Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedural­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania