Gazeta Shqiptare

Rama: E kanë kot, s'na ndal dot asgjë për të bërë dallimin me të shkuarën

"Nuk jemi si ata që i bëjnë me daulle"

-

Maliqi do të lidhet me njësitë e tij adminis trative, Libonikun dhe Drithasin, me një rrugë të re, të standardev­e bashkëkoho­re. Në rrugën ekzistuese, pothuajse e pakalueshm­e, është hapur kantieri i punimeve që pritet të përfundojn­ë brenda 7 muajve. Rruga do të ketë trotuare nga të dy krahët, korsi për biçikletat, gjelbërim dhe sistem ndriçimi. Punimet janë inspektuar nga kryeminist­ri, Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu. Kreu i qeverisë theksoi se ky investim shumë i kërkuar nga banorët e zonës do të sjellë edhe një zhvillim në aspektin zhvillimit ekonomik, pasi do mundësojë lëvizjen më të lehtë të produkteve bujqësore drejt tregut. "Në Maliq ka disa potenciale që mund të zhvillohen edhe për turizmin edhe për agroturizm­in. Këtu njerëzit janë shumë punëtorë, janë shumë të dedikuar, mirëpo rruga ishte një tmerr i madh që e priste hovin e njerëzve për të ardhur, ose për t'u rikthyer. Tani besoj, nga pikëpamja e projektit është goxha e bukur, goxha turistike si rrugë", - u shpreh kryeminist­ri Rama. Janë rreth 17 mijë banorë në Libonik dhe 8 mijë banorë në Maliq që e

shkelin këtë rrugë, në total 25 mijë banorë. Por, ky është segmenti në hyrje të qytetit, të cilin e lëvizin të gjithë banorët e Bashkisë Maliq që janë rreth 68 mijë banorë. Ky aks është jo vetëm një segment hyrës, por një aks i përbashkët që

lidh qytetin me fshatrat përreth dhe e bën një qytet të tërë. Kreu i qeverisë falënderoi banorët e Maliqit për besimin që i kanë dhënë me votë, ndërsa theksoi se jo gjithmonë qeveria ia ka dalë të bëjë atë që ka premtuar. "Mos më falëndero-

"NJERËZ TË PADUKSHËM"

Rama ka lançuar në kanalin e tij të "Facebook", ERTV, një rubrikë të re të quajtur "Njerëz të padukshëm" dhe që është realizuar nga gazetarja Anjeza Maja. Kjo rubrikë ka për qëllim të promovojë njerëzit e zakonshëm, që kryejnë punë përtej reklamimit dhe asaj që shfaqet në media dhe rrjetet sociale. Emisioni i parë i ishte kushtuar Marinelës, një restaurato­re në arkivin e shtetit.

ni mua, por faleminder­it juve që na keni dhënë besimin dhe ne do të mundohemi ta kthejmë besim në punë. Jo gjithnjë ia kemi dalë t'i bëjmë punët siç do të donim, por hap pas hapi do ti bëjmë gjërat", tha Rama. Kryeminist­ri Rama përgëzoi angazhimin e teknikëve dhe inxhinierë­ve, ndërsa theksoi se e rëndësishm­e është që investimi të bëhet mirë dhe me standarde. "Se u bë në qershor, se u bë në gusht, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, rëndësi të bëhet mirë. Ne nuk jemi si ata që i bëjnë me daulle dhe pastaj të linte shkopin t'i bije vetë", - tha Rama. Rruga ka një gjatësi të përgjithsh­me prej 2,5 km. 1.1 km prej të cilave është rrugë e re që do të ndërtohet për këmbësorët, 8 metër gjerësi për qarkullimi­n e automjetev­e, trotuare, rrugë për biçikleta, pjesë të gjelbëruar dhe 2200 ndriçues. Punimet parashikoj­në prishjen e të gjitha ndërtimeve të paligjshme dhe do të ketë mure dekorativ guri dhe kangjella, duke sjellë në realitet infrastruk­turën hyrëse më të bukur në qytetin e Maliqit. Ndërkohë që ditën e djeshme ai e nisi me publikimin e një projekti ku prezantohe­shin ambientet e reja të Bashkisë së Korçës të rinovuara tërësisht, që e shoqëronte edhe me një mesazh të qartë për kundërshta­rët politike. "E kanë kot, s'na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës", - shkroi kryeminist­ri Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminini­stri Rama gjatë inspektimi­t të rrugës në Maliq
Kryeminini­stri Rama gjatë inspektimi­t të rrugës në Maliq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania