Gazeta Shqiptare

Balla në Përrenjas, inspekton punimet për shkollën e re

-

Drejtuesi

politik i qarkut të

Elbasanit, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti socialist Nuri Belba, inspektuan dje nga afër punimet për rikonstruk­sionin e shkollës 9vjeçare "Dilaver Nezha" në

Qukës Shkumbin, Prrenjas.

Investimi po realizohet falë një fondi prej 289 milionë lekë të akorduar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Shkolla e re që do t'u shërbejë së shpejti 290 nxënësve të kësaj zone, do të ketë ambiente krejtësish­t të transformu­ara dhe një sistem ngrohjeje qendrore plotësisht bashkëkoho­r. "Ky projekt në fakt u nis si projekt rikonstruk­sioni, por për shkak të problemati­kave që ndodhën gjatë implementi­mit të projektit u desh të ndryshohet projekti për të vazhduar me një ndërtim tërësor të shkollës. I kemi kërkuar kompanisë të planifikoj­ë edhe sistemin e ngrohjes. Do të na duhet që të ndërhyjmë për të garantuar edhe funksionim­in dhe furnizimin e kaldajës, me qëllim që në një zonë të ftohtë sikurse është Qukës- Shkumbini, ne të garantojmë që edhe kjo shkollë të ruajë të njëjtin standard që jemi munduar të implemento­jmë në tri vitet e fundit, pothuajse në të gjitha shkollat e qarkut të Elbasanit, i cili garanton ruajtjen e temperatur­ave, po ashtu edhe sistemin e ngrohjes me kaldajë. Duhet të kemi parasysh që gjithmonë në gjithë këto shkolla sistemi i ngrohjes ka qenë jo vetëm joefiçent, por edhe në dëm të mjedisit dhe nuk garantonte një arsimim funksional në klasa", u shpreh Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania