Gazeta Shqiptare

Bilanci i Reformës në Drejtësi, 50 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar

Raporti, në 2018 u sekuestrua­n 2,300 kg droga të ndryshme me vlerë 18 mln euro Krimit i janë konfiskuar 21 mln euro pasuri

-

Më shumë se 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e nuk kanë arritur të kalojnë provimin e vetingut, mes të cilëve edhe persona të rëndësishë­m të drejtësisë shqiptare, siç është rasti i kryetarit të Gjykatës Kushtetues­e apo edhe anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë dhe prokurorë të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Vetëm gjatë vitit 2018 nga 92 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë që kanë kaluar në sitën e vetingut, plot 50 prej tyre ose janë shkarkuar nga komisionet e vetingut ose janë tërhequr vetë më parë për të mos u diskreditu­ar gjatë kontrollit. Këto janë të dhënat zyrtare që jep raporti vjetor i Këshillit të Ministrave për 2018- ën, me anë të të cilit ai informon Kuvendin e Shqipërisë mbi ecurinë e procesit të integrimit europian, ku ndërmjet të tjerave flet edhe për rezultatet e deritanish­me të Reformës në Drejtësi.

VETINGU

Sipas këtij dokumenti, deri në datën 24 dhjetor të 2918, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka dhënë në total 92 vendime, ku 42 prej tyre për konfirmimi­n në detyrë të 20 gjyqtarëve, 18 prokurorëv­e dhe 4 ndihmësve ligjorë; 35 vendime për shkarkimin nga detyra ndërmjet të cilëve 22 gjyqtarë, 12 prokurorë dhe 1 ndihmësi ligjor; 7 vendime për ndërprerje­n e procesit për 4 gjyqtarë, 2 prokurorë dhe 1 këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetues­e dhe 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmësve ligjorë të Gjykatës së Lartë. Pra siç shihet, bëhet fjalë për më shumë se gjysmën e njerëzve të drejtësisë që kanë "ngelur në klasë" dhe për rrjedhojë janë larguar nga sistemi i drejtësisë. Po ashtu vlen të theksohet se nga 13 kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, 7 prej tyre janë shkarkuar, 4 janë konfirmuar në detyrë, për 1 është ndërprerë procesi i rivlerësim­it dhe 1 tjetër është në proces rivlerësim­i. Gjithashtu, raporti bën të ditur se nga 17 kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, 6 prej tyre janë shkarkuar nga detyra, për 1 është ndërprerë procesi i rivlerësim­it dhe 10 prej tyre janë konfirmuar në detyrë. Po ashtu, nga 19 kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, 9 janë shkarkuar nga detyra, 10 janë konfirmuar në detyrë.

KORRUPSION­I

Qeveria raporton se gjatë vitit të shkuar janë ndërmarrë 445 veprime disiplinor­e për punonjës të administra­tës publike nga të cilët 102 rezultojnë të jenë liruar nga shërbimi civil ( 33% prej të cilëve ishin nëpunës civilë të nivelit të mesëm ose të lartë), ndërsa 36 kallëzime penale janë dorëzuar në prokurori. Gjatë periudhës janar- qershor 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur 1,099 raste të referuara në prokurori nga policia.

KRIMI

Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, raporti bën të ditur se vitin e sh-

VETINGU

KPK ka dhënë në total 92 vendime, ku 42 prej tyre për konfirmimi­n në detyrë, 20 gjyqtarë, 18 prokurorë dhe 4 ndihmësve ligjorë; 35 vendime janë marrë për shkarkime nga detyra ndërmjet të cilëve 22 gjyqtarë, 12 prokurorë dhe 1 ndihmësi ligjor; 7 vendime për ndërprerje­n e procesit dhe 8 vendime për pushimin e procesit. kuar janë konfiskuar më shumë se 2,300 kg marijuanë, kokainë dhe heroinë, me një vlerë totale të vlerësuar prej 15 milionë eurosh. Sipas raportit, gjatë periudhës janar - nëntor 2018, Task Forca Speciale përfundoi 22 operacione kundër 11 grupeve të strukturua­ra kriminale dhe arrestoi 175 nga drejtuesit dhe anëtarët e tyre si dhe sekuestroi pasuritë e tyre kriminale, me vlerë rreth 20 milionë euro.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania