Gazeta Shqiptare

200 "skifterë" shqiptarë në Europë, BE kërkon ndihmën e Shqipërisë

-

Krahas

Task- Forcave të ndryshme që funksionoj­në kundër krimit apo korrupsion­it brenda vendit, Shqipëria dhe vendet e BE- së kanë ngritur edhe një Task Forcë "Anti- skifter", e cila fokusohet në shtetasit shqiptarë të përfshirë në veprat penale të vjedhjes në vendet e BEsë. Gjatë vitit 2018 qeveria raporton se kjo Task- Forcë përfundoi 3 operacione të përbashkët­a me Belgjikën, Francën dhe Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpuni­min. Sipas raportit të Këshillit të Ministrave, bashkëpuni­mi për shkëmbimin e informacio­nit është duke vazhduar me Danimarkën, Francën, Spanjën dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian për 200 qytetarë shqiptarë që raportohet se merren me vjedhje nëpër vendet e BE.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania