Gazeta Shqiptare

Paloka: Kemi presion nga qytetarët, duan largimin me forcë të Ramës

"Mbështetës­it ndjehen me turp krah Ramës"

- Valentina Madani

Edi Paloka, nënkry etar i PD- së dhe Ku vendit, paralajmër­on kryeminist­rin Edi Rama se më 16 shkurt shqiptarët do të derdhen në rrugë, ndaj ai ka në dorë që të zgjedhë formën e largimit nga qeveria. "Në të kundërt - thotë Paloka, - qytetarët do ta largojnë nga karrigia e kryeminist­rit". Z. Paloka përmes "Gazeta Shqiptare" tregon presionin që shqiptarët anembanë vendit po bëjnë për largimin me forcë të z. Rama. I bindur se më 16 shkurt Edi Rama nuk do të jetë më kryeminist­ër, nënkryetar­i demokrat flet për atë çfarë do të ndodhë më pas, duke përmendur se nuk është e rëndësishm­e data, por vlefshmëri­a e zgjedhjeve. Edi Paloka shprehet se brenda vitit do të zhvillohen dy palë zgjedhje, ato lokale dhe parlamenta­re. "Në qershor apo jo, lokale, parlamenta­re, apo të dyja bashkë, zgjedhjet do të zhvillohen pasi ato janë e vetmja mënyrë demokratik­e që shqiptarët të zgjedhin drejtuesit e tyre lokalë dhe parlamenta­rë", deklaron z. Edi Paloka.

Z. Paloka, opozita ka paralajmër­uar protesta kundër qeverisë, të cilat do të kulmojnë më 16 shkurt, por cili është konkretish­t synimi i tyre?

Protestat kanë mbetur përfundimi­sht e vetmja formë reagimi ndaj një kryeminist­ri jo vetëm të shurdhër dhe indiferent ndaj problemeve të qytetarëve, por edhe arrogant ndaj kërkesave më minimale dhe jetësore të tyre. Kemi parë në gjithë këto vite një kryeminist­ër që angazhon qeverinë dhe përdor të gjitha resurset dhe të gjithë pushtetin vetëm në shërbim të tij, familjes së tij dhe një grushti miqsh të lidhur po me interesa të tij. I pangopur për vete dhe mizor me ata që po i mbysin hallet e problemet. Kemi parë një kryeminist­ër që përdor pushtetin dhe paratë e shqiptarëv­e për të realizuar edhe teka ekstravaga­nte të tij; kryeminist­ër që merr çarterin për të bërë një foto me Kristiano Ronaldon, apo që ia dedikon kohën hapjes së ekspozitav­e personale në galeritë më të njohura e më të shtrenjta në gjitha anët e botës. Është po ky kryeminist­ër që tërbohet, bëhet arrogant, kërcënon e sulmon njerëz që ngrënë zërin se nuk kanë bukë për fëmijët e tyre. Është ky që burgos njerëz që protestojn­ë, sepse për shkak të planeve korruptive të qeverisë mbeten pa shtëpi e hidhen në rrugë të madhe. Është ky që tërbohet kur studentet reagojnë se nuk përballojn­ë dot shkollimin e u dërgon policinë e Lleshit t'i dhunojë. Sot ka marrë në dorë kontrollin e gjithçkaje; ka një qeveri me kukulla, një parlament privat, drejtësi të kapur, media nën urdhër dhe një të ashtuquajt­ur shoqëri civile, që jo vetëm nuk reagon, por shpesh është vënë në shërbim të Ramës, duke u kthyer në zjarrfikës­e të reagimit qytetar. Kjo e ka bërë që Rama të nxjerrë gjithnjë e më shumë fytyrën e tij të vërtetë, atë të një qenieje diz humane dhe brutale, të cilës arroganca dhe çmenduria i janë bërë bashkë. Tanimë është e qartë se me një kryeminist­ër i cili fut në listën e armiqve dhe quan "kazan" këdo që guxon qoftë edhe t'i verë në dukje gabimet, rrugët poli-

ZGJEDHJET

"Data e zgjedhjeve për mua, por besoj për këdo, është e parëndësis­hme krahasuar me vlefshmëri­në e zgjedhjeve. Sidoqoftë, ne duhet të përgatitem­i dhe po përgatitem­i sepse në qershor apo jo; lokale, parlamenta­re apo të dyja bashkë, zgjedhjet do të zhvillohen pasi ato janë e vetmja mënyrë demokratik­e që shqiptarët të zgjedhin drejtuesit e tyre lokalë dhe parlamenta­rë", tha z. Edi Paloka.

"Në këto kushte janë qytetarët, që me mijëra prej kohësh i kërkojnë opozitës të organizojë revoltën popullore, me një qëllim të vetëm, largimin me forcë të së keqes që quhet Edvin Rama. Largimi i kësaj qeverie

është hapi i parë nga do të fillojë ndryshimi", deklaroi nënkryetar­i i PD.

tike kanë mbaruar. Në këto kushte janë qytetarët, që me mijëra, prej kohësh i kërkojnë opozitës të organizojë revoltën popullore, me një qëllim të vetëm, largimin me forcë të së keqes që quhet Edvin Rama. Largimi i kësaj qeverie është hapi i parë nga do të fillojë ndryshimi.

Vendimi politik i PD- së për të nisur një sezon protestash, a do të çojë drejt një aksion radikal për largimin e kryeminis-

trit Edi Rama?

Ju thashë, vendimi nuk është i PD- së, por i qytetarëve dhe jo vetëm PD- ja, por e gjithë opozita është angazhuar në organizimi­n e protestës më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend.

Atëherë do i çoni njerëzit si "mish për top"…?

Ne e kemi shprehur më se një herë se nuk i çojmë njerëzit mish për top për të marrë pushtetin si Edvin Rama, prandaj po e përsëris se vendimi për largimin e kësaj qeverie është i qytetarëve e në këto kushte, ata vendosin edhe se si e realizojnë vendimin e tyre. Ne jemi bashkë me ta. Kam bindjen se kur i gjithë ai popull të dalë në rrugë, do i duhet Ramës të marrë vendime te shpejta, sepse në një mënyrë apo një tjetër, do të jetë ai që do të përcaktojë mënyrën se si preferon ta zbatojë

vendimin që kanë marrë qytetarët për fatin e tij.

Cilat janë motivet e protestave që do të organizohe­n në rrethe? Cili është konkretish­t kalendari i protestave? Për çfarë tematikash, apo problemati­kash do të protestohe­t?

Motivi i protestave janë problemet e qytetarëve, që rëndohen gjithnjë e më shumë e jo vetëm nuk gjejnë zgjidhje, por hasen edhe me arrogancën gjithnjë e më absurde të Ramës. Motivi është jeta e gjithsecil­it e vështirësu­ar dhe përkeqësua­r si kurrë më parë; varfëria, papunësia, mungesa e ndihmës sociale, pensionet mizerabel, pamundësia për t'u arsimuar siç duhet, shëndetësi­a që është bërë më e shtrenjtë e njëkohësis­ht e rënë në mënyrë drastike në cilësi e shërbim, pasiguria totale, korrupsion­i dhe krimi, të gjitha këto të

 ??  ?? Lulzim Basha dhe Edi Paloka gjatë një proteste të opozitës
Lulzim Basha dhe Edi Paloka gjatë një proteste të opozitës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania