Gazeta Shqiptare

Ndryshon mosha e daljes në pension, sa do të jetë për 2019

Tabelat e plota të viteve për burrat e gratë

- Voltiza Duro

Prej janarit të këtij viti, ashtu siç parashiko het në legjislaci­onin shqiptar, ka pasur ndryshime përsa i përket moshës së daljes në pension për të gjithë individët që kanë minimumi 15 vite pune me kontribute. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot moshën e daljes në pension për 2019- ën si dhe 2020- ën. Aktualisht për vitin 2018- të, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vite e 8 muaj ( rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç). Ndërkohë sipas kësaj llogaritje­je, mosha e daljes në pension për gratë në 2019- ën do të jetë 60 vjeç e 10 muaj, ndërsa në 2020 do të jetë 61 vjeç. Ndërkohë, burrat duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç, në mënyrë që të përfitojnë pagesën e pensionit të pleqërisë ( mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056). Në bazë të reformës së vitit 2014- të, masa e përllogari­tjes së pensionit varet nga vitet e punës dhe paga, pra pensioni është produkt i viteve të sigurimit dhe pagës mbi të cilin janë paguar kontribute­t. Sa më shumë vite të ketë aplikanti dhe sa më e lartë të ketë qenë paga e tij, aq më e lartë do të jetë masa e përfitimit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se vjetërsia e plotë kontribute­ve për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029. "Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji", - theksohet në ligjin "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", për sa i përket pensionit të pleqërisë në vendin tonë. Ndërkohë, personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar deri tri vite para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; apo nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar. Ndërkaq, nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. "Për të lindur e drejta për pension pleqërie, kërkohen dy kushte, që janë vjetërsia kontributi­ve jo më pak se 15 vite kontributi­ve dhe mosha, që përcaktohe­t sipas tabelës së paraqitur në nenin 43 të ligjit ( që ndryshon nenin 92).

KUSHTET E PËRFITIMIT

Për të përfituar pension pleqërie individi duhet të bazohet te kriteret, mosha dhe vitet e punës me kontribute. Domosdoshm­ërish individi duhet të ketë dokumentin që vërteton moshën, e cila duhet të jetë mbi 60 vjeç e 10 muaj për gratë e mbi 65 vjeç për burrat. Tashmë është më e thjeshtë për ta verifikuar vërtetësin­ë e moshës, pasi vetë ISSH ka akese mbi regjistrin themeltar të shtetasve. Megjithatë, qytetari duhet të dorëzojë një fotokopje të kartës së identiteti­t dhe në rastet kur pretendon të marrë kompensime të tjera që i bashkëngji­ten pensionit, duhet të dorëzojë edhe dokumente të tjera si certifikat­a familjare për të verifikuar pjesëtarët e familjes. Kur individi mendon se ka 40

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania