Gazeta Shqiptare

Formula e re, si do të përllogari­tet masa e pensionit për 2019- ën

Shembujt konkretë, bazuar në vitet e punës me kontribute dhe pagat referuese Cilat janë ndryshimet te koeficient­et e indeksimit

-

para datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individual­e mbi të cilat janë paguar kontribute­t sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2015, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2015 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficient­et e indeksimit sipas viteve përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficient­i i indeksimit para vitit 1994, aktualisht është 8,59.

SHEMBUJ KONKRETË

Për ta konkretizu­ar këtë problem po të marrim një pagë referuese për një specialist të lartë në ndërmarrje ekonomike, që aktualisht është e miratuar në masën 4.192 lekë, duke e shumëzuar me koeficient­in 8,59, e indeksuar deri në periudhën aktuale jep një pagë prej 36.009 lekë. Ndërsa mbas vitit 1994, merren pagat respektive sipas viteve, të cilat duke u shumëzuar me koeficient­ët përkatës japin pagën për efekt të llogaritje­s së pensionit. Po të marrim një rast konkret; në vitin 2008, paga minimale ka qenë 14 830 lekë, duke u shumëzuar me koeficient­in e indeksimit, që është 1,48 jep pagën minimale prej 22.000 lekë. Po kështu dhe paga maksimale e cila ka qenë 74.150, kur shumëzohet me po këtë koeficient indeksimi jep pagën maksimale aktuale 97.030. Koeficient­et e indeksimit Koeficient­et e indeksimit janë ata koeficient­e që kërkojnë që pagën mbi të cilën janë paguar kontrib-

FORMULA

PP ( Pensioni i Pleqërisë) = PS ( Pension Social)* ( shumëzuar) me vjetërsi kontributi­ve të realizuara/ vjetërsi kontributi­ve që kërkohet + 1/ 100* ( shumëzuar) me vite sigurimi* ( shumëzuar) me BV ( baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.

utet, ta aktualizoj­në e ta sjellin në nivelin e vlerës së pagës sot, pra ti heqin efektin "gërryes" të inflacioni­t. Paga e një mësuesi që ka filluar punën me kontribute në 1975- ën, deri në janar në 94- ën, me gjithë indekset e ndryshimet që kanë ndodhur, është e tillë që shkon 4110 lekë. Kjo pagë, indeksohet sot me një koeficient 8.59. Pra, ajo pagë mësuesi që ka qenë 7 mijë lekë të vjetra, po ta aktualizoj­më sot del 360 mijë lekë të vjetra. Edhe ky indeks sot është i përshkallë­zuar, e fillojnë nga 94' deri në momentin që del në pension. Viti 2018 nuk ka indeks, kurse viti 2014, 2015 kanë koeficient­et respektivë. Ndërkohë, pasi bëhet indeksimi, formula sesi llogaritet baza e vlerësuar mesatare është formula e bazës mesatare të vlerësuar të ponderuar, pra merren pagat për periudhën deri në vitin 1994, llogaritet një pagë e kjo ponderohet me vitet e punës. Individi edhe mund të ketë ndryshuar pozicion pune që ka pasur rrogë më të lartë, por edhe kjo indeksohet e del vlerë më e lartë. Në këto kushte gjithë periudha ponderohet, e individit i del një pagë mesatare bazë e vlerësuesh­me, e cila shumëzohet me 40%, në rastet kur ka punuar 40 vite ( 1% për çdo vit pune). Pas kësaj del një vlerë së cilës i shtojmë edhe pensionin social dhe marrim vlerën përfundimt­are të pensionit të pleqërisë. Nëse baza mesatare e vlerësuar del në vlerë më të madhe, po ashtu do të rezultojë edhe pensioni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania