Gazeta Shqiptare

Protesta e kavajasve në Tiranë: “Nuk luhet përdhunime­sh”

-

Shoqëria

civile ka dalë sot në protestë rreth një javë pas publikimit të skandalit për përdhunimi­n e një të miture në shkollën "Rilindja" të Kavajës. Protestues­it nisën marshimin drejt Drejtorisë së Policisë dhe më pas u vendosen para Ministrisë së Arsimit. Ata përcollën disa mesazhe përmes pankartave, ndërsa deklaruan se nuk do të ketë fjalime, por vetëm marshim. Fillimisht ishte ish- kryeminist­ri Sali Berisha që denoncoi skandalin e ndodhur në shkollën 9- vjeçare dhe akuzoi policinë për fshehjen e ngjarjes. Policia deklaroi se kishte referuar ngjarjen në prokurori që me denoncimin e nënës, por se nuk kishte publikuar të dhëna për rastin për të mbrojtur 13- vjeçaren e abuzuar. Ndërkaq, mazhoranca akuzoi opozitën se po përdorte ngjarjen dhe u shpreh kundër mediatizim­it të rastit, megjithatë të premten ministrja Elisa Spiropali nxori me zë e figurë prindërit e minorenes dhe videoja u publikua nga kryeminist­ri Edi Rama..

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania