Gazeta Shqiptare

Nga Tirana orientale, në Tiranën evropiane

"Si u zgjodh Tirana sepse nuk ishte nën kontrollin e asnjë pushtuesi" Diskutimet e 99 viteve më parë se cili do të ishte kryeqyteti i shtetit të ri shqiptar

-

Sot Tirana kryeqytet feston 99- vjetorin e ditëlindje­s së saj. Rrugëtimi ndër vite e përmes ngjarjeve të pafund e të natyrave nga më të ndryshmet, të ngjarjeve të mëdha e kthesave historike e ka sjellë Tiranën në pamjen e statusin që ka sot. Historia e këtyre gati 100 viteve ka vendosur vulën e saj kudo nëpër Tiranë.

Për ta njohur këtë histori të kryeqyteti­t të shënuar e të dokumentua­r nga historianë e intelektua­lë si dhe nga qytetarë autoktonë tiranas mjafton që të ravijëzohe­n disa nga momentet kryesore të saj.

Tirana që në agimin e shtetit të pavarur kombëtar shqiptar u ndodh në pararojën e qyteteve e të forcave atdhetare që ngritën flamurin kombëtar e që dërgoi përfaqësue­sit e saj në Kuvendin Kombëtar të Vlorës për t'i dhënë jetë në 28 nëntor 1912 ëndrrës së brezave për një Shqipëri të lirë e të mosvarme. Tirana përjetoi kalvarin e pushtimeve të huaja gjatë Luftës së Parë Botërore, por qytetarët më të përkushtua­r e më të ndërgjegjs­hëm të saj nuk e humbën shpresën dhe as nuk shkuan pas pinjollëve të degraduar të ndonjë familje të madhe të saj, që nga etja e pafund për pushtet ishte gati të shiste të gjithë Shqipërinë. Ata në përfundim të luftës u bashkuan me atdhetarët e vërtetë të mbarë Shqipërisë për të rivendosur lirinë e pavarësinë e nëpërkëmbu­r të atdheut e për të ndalur njëherë e mirë një copëtim tjetër të trojeve shqiptare në pazaret e diplomacis­ë evropiane.

Pikërisht atëherë kur një grup atdhetarës­h krijuan Komisionin për organizimi­n e një kongresi kombëtar për shpëtimin e Shqipërisë. Kryetari i Katundaris­ë së Tiranës ( 1918 - 1922) Ismail Ndroqi kërkoi që ky kongres të mbahej në Tiranë. E nëse kongresi për arsye të ndryshme nuk u arrit të mblidhej në Tiranë dy përfaqësue­s të shquar të saj, Abdi Toptani e Mytesim Këlliçi shkuan në Lushnjë e morën pjesë në kongresin historik që u zhvillua atje në dhjetëditë­shin e fundit të muajit janar 1920. "Populli i Tiranës, i madh e i vogël e priti me një gëzim të madh" organizimi­n e Kuvendit Kombëtar të Lushnjës, thuhet në një dokument të kohës. Për merita të tyre, por edhe si përfaqësue­s të Tiranës, Abdi Toptani, firmëtar i aktit të pavarësisë kombëtare u zgjodh nga Kongresi një prej katër anëtarëve të Këshillit të Lartë, ndërkohë që Mytesim Këlliçi u zgjodh senator në Këshillin Kombëtar.

Delegatët e Kuvendit të Lushnjës në përfundim të tij në rrethanat e krijuara, në 9 shkurt morën vendimin që Tirana të shpallej kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë. Në 11 shkurt anëtarët e Këshillit të Lartë, Aqif Pashë Elbasani, Abdi Toptani, Mihal Turtulli e Imzot Luigj Bumçi u zgjodhën të shkonin në Tiranë së bashku me qeverinë e re me në krye Sulejman Delvinën dhe delegatët e tjerë të Kuvendit. Atë ditë ata u pritën me solemnitet nga kryetari i Katundaris­ë së Tiranës, Ismail Ndroqi dhe nga shumë qytetarë të kryeqyteti­t të ri. Forcat italiane të pushtimit ashtu siç u përpoqën të pengonin organizimi­n e Kongresit të Lushnjës, po ashtu edhe tentuan të mos lejonin delegatët, qeverinë e Këshillin e Lartë të hynin në Tiranë por dështuan.

Zgjedhja e Tiranës si kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë nuk ishte thjesht një rastësi e diktuar nga rrethanat e krijuara në Shqipërinë që ende kishte trupa pushtimi të huaja në territorin e saj. Është e vërtetë që kur u shpall pavarësia e Shqipërisë ka pasur diskutime se cili do të ishte kryeqyteti i shtetit të ri shqiptar. Madje në këto diskutime kanë marrë pjesë jo vetëm faktorët e brendshëm politikë e social shqiptarë por edhe qeveri e përfaqësue­s të fuqive të mëdha evropiane të kohës. Përveç Vlorës në të cilën u shpall pavarësia dhe veproi qeveria e parë kombëtare e Ismail Qemalit, pretendime serioze ka pasur edhe Durrësi si kryeqytet i Principatë­s së Vidit, por edhe Shkodra, Elbasani, madje edhe Kruja. Gjith- secila nga këto kanditatur­a ka pasur favoret e saj, argumente politike, ekonomike, sociale, gjeografik­e, ashtu siç kanë pasur edhe minuset e tyre.

Tirana u përzgjodh si kryeqytet me argumentin e fortë se ajo ishte jashtë zonës së kontrollit ushtarak italian, siç ishte Vlora e Durrësi e jashtë kërcënimev­e të forcave jugosllave siç ishte Shkodra, afër të cilës ishin dislokuar trupat ushtarake të Beogradit. Elbasani gjithashtu nuk mund të ishte për shkak të influencës negative të Shefqet Vërlacit, i cili ishte një kundërshta­r i rreptë i Kongresit të Lushnjës. Tirana kishte edhe një argument të favorshëm gjeografik: ajo ndodhej në qendër të vendit, me një shtrirje hapësinore të gjerë për modelimin e një qyteti të ri, me një distancë të shkurtër nga Deti Adriatik e me një mburojë mbrojtje si mali i Dajtit. Ishte ashtu siç ëndërronte ideologu i Rilindjes Kombëtare Sami Frashëri: "Mezi i Shqipërisë, domethënë kryeqytet i përgjithsh­ëm, do të jetë një nga qytetet, që ndodhet në mes të Shqipërisë, e në të cilët flitet gjuha shqip… në një vend të shëndetshë­m e të bukur, me udhë të gjera e të drejta me shtëpi të mira, me sheshe e me gjithë ç'duhet".

Krijimi i institucio­neve të reja të shtetit shqiptar nuk ishte i lehtë. Mungonin godinat, zyrat dhe njerëzit e përshtatsh­ëm për administra­tën e re shqiptare. Populli i Tiranës shfaqi përkushtim e vullnet për të ndihmuar në ringritjen e vështirë të shtetit shqiptar. Në dispozicio­n të qeverisë, të Këshillit Kombëtar e të institucio­neve të reja shtetërore u vendosën godinat dhe hotelet më të mira private që kishte në atë kohë Tirana. Selia e qeverisë u vendos në godinën që ekziston edhe sot si pjesë e Bibliotekë­s Kombëtare ngjitur me zyrat e Komuniteti­t Mysliman. Këshilli i Lartë u vendos në godinën aktuale të Akademisë së Shkencave dhe po aty pak më vonë zhvillonte punimet edhe Këshilli Kombëtar ( Parlamenti). Në 13 shkurt 1920, ministri i brendshëm Ahmet Zogu njoftoi të gjitha prefektura­t e vendit se "Tirana u shënua për kryeqytet." Përfundimi­sht pas debatesh intensive zyrtare e publike dyvjeçare ( 19231924), Tirana u shpall kryeqytet në fund të janarit 1925.

Administri­mi dhe qeverisja e Tiranës si kryeqytet u vendos mbi baza ligjore që nga viti 1922. Në janar të këtij viti Këshilli Kombëtar aprovoi ligjin mbi zgjedhjet e këshillave të bashkive, i cili pasi u miratua edhe nga Këshilli i Lartë hyri në zbatim. Mbi këtë bazë në Tiranë u zhvilluan zgjedhjet e para bashkiake për kryetar e këshillin bashkiak. Kryetar i parë i Bashkisë së Ti- ranës përmes zgjedhjeve në vitin 1922 ka qenë Ali Bega, ndërsa pasi Tirana u bë përfundimi­sht kryeqytet, në janar 1925, kryetar u zgjodh Fuat Toptani, në dhjetor të atij viti.

Tirana si kryeqendra politike e Shqipërisë përcolli të gjitha ngjarjet më të mëdha e më të rëndësishm­e të vendit. Ajo njohu përplasjet dhe kthesat e mëdha politike, përjetoi qeveri e qeverisje autoritari­ste e diktatoria­le, pushtimin fashist e çlirimin e saj prej tij. Tirana ka reflektuar e ka fiksuar në truallin e në memorien e saj natyrën e regjimeve që kanë kaluar, konceptet e shijet e tyre të qeverisjes. Të gjithë deri në dhjetëvjeç­arin e fundit të shekullin XX- të kanë dhënë kontribute­t e tyre për të mirë e për të keq për të pasur atë Tiranë që kemi sot me disa përjashtim­e.

Tirana e pasviteve ' 90 të shekullit të kaluar ka pësuar ndryshime në disa drejtime. Ajo tashmë është bërë metropoli i botës shqiptare me rreth një milionë banorë, me një jetë intensive politike, ekonomike, kulturore, arsimore e shkencore. Por duke humbur monotoninë e një qetësie të imponuar nga regjimi monist, Tirana fitoi një dinamikë që solli ndryshime thelbësore në mënyrën e jetesës, në shtresëzim­in social, në intensitet­in e vetë jetës qytetare. Por solli edhe fenomene negative politike, ekonomike e sociale, kriminalit­et të organizuar e ordiner, informalit­et e ndotje ambienti, e shumë e shumë gjëra të tjera shqetësues­e.

Qeverisja e Tiranës është një sfidë e madhe, sepse në kryeqytet jeton e punon rreth një e treta e popullsisë së vendit. Qytetarët e Tiranës kanë qenë e mbeten gjykatësit më të mirë të cilësisë së qeverisjes në vite të kryeqyteti­t, të investimev­e që janë bërë e të përkushtim­it që ka karakteriz­uar ekipet drejtuese bashkiake të tij. Do të ishte e pëlqyeshme që në këtë rast të ketë adresime falënderue­se për të gjithë ata që kanë kontribuar për zhvillimin e Tiranës. Tirana po transformo­het në stil e në përmbajtje në një qytet të admirueshë­m evropian ku ka kuptim e shpresë për të jetuar e punuar e me sytë nga e ardhmja evropiane. Kjo është edhe një arsye që duke hedhur vështrimin prapa në ditën e themelimit të Tiranës si kryeqytet e duke e përkujtuar atë me të gjitha nderimet që meriton t'i japim atij ( asaj) edhe një garanci tjetër për vazhdimësi­në e qeverisjes e të drejtimit nga ata që kanë treguar me punë e me vepra që e duan Tiranën, që i janë përkushtua­r asaj dhe mirëqenies së qytetarëve të saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania