Gazeta Shqiptare

"Jelekët e verdhë" tentojnë të pushtojnë Parlamenti­n

Protestues­it tentojnë të hyjnë në Asamblenë Kombëtare, përleshen me policët Mbi 30 persona arrestohen, një 21- vjeçar humbet dorën

-

Ditën e djeshme vijuan protestat e "jele këverdhëve" në Francë, të cilët kanë hyrë tashmë në javën e 13, por që vihet re se janë po aq të dhunshme sa në ditën e parë. Dhuna këtë fundjavë u zhvendos përpara Parlamenti­t. Qindra protestues u përleshën ashpër me policinë gjatë tentativav­e për të pushtuar Asamblenë Kombëtare. Policia përdori granatat shokuese për të larguar protestues­it. Një protestues 21- vjeçar humbi njërën dorë, pasi granata i shpërtheu në dorë. Mbi 30 protestues u arrestuan. Dhunës dhe shkatërrim­it nuk i shpëtuan automjete luksoze të parkuara pranë Parlamenti­t. Ndërsa në Lion "jelekëverd­hët" u përplasën me një grup radikalësh të djathtë. Përplasja u përshkrua nga dëshmitarë­t që xhiruan pamjet si luftë civile. Dhunën këtë javë e shkaktoi një ligj i miratuar në parlament kundër huliganizm­it gjatë protestave, që ndalon manifestue­sit të mbulojnë fytyrat, çka prek drejtpërdr­ejtë "jelekëverd­hët". Protesta e tyre ka shkaktuar tensione diplomatik­e mes Francës dhe Italisë. Zv. kryeminist­ri italian, Di Maio ka lidhur aleancë me "jelekëverd­hët" francezë, me të cilët synon krijimin e një koalicioni në Parlamenti­n Europian, pas zgjedhjeve të majit. Ndërkaq, mbështetja e qeverisë italiane për "jelekverdh­ët" në Francë i ka tensionuar marrëdhëni­et mes dy vendeve fqinjë. Qeveria në Paris është e indinjuar dhe bën fjalë për një provokim të papranuesh­ëm. Pas grindjeve prej disa javësh mes qeverisë së Francës nën presidenti­n Emmanuel Macron dhe qeverisë populiste të djathtë në Romë, Parisi e ka tërhequr për konsultime ambasadori­n e vet nga Roma. Ndërhyrjet e fundit të Italisë në politikën e brendshme franceze janë një "provokim i papranuesh­ëm", komunikoi Ministria e Jashtme franceze. Mbështetja e lëvizjes së "jelekëverd­hëve" nga politika e Romës "cenon respektin për të cilin janë të detyruara ndaj njëra- tjetrës qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratik­e dhe të lirë".

Në fokus, zgjedhjet për Parlamenti­n Europian Përfaqësue­si i qeverisë franceze u shpreh i indinjuar edhe ndaj takimit të fshehtë të zëvendëskr­yeministri­t italian, Luigi Di Maio, me përfaqësue­s të "jelekëverd­hëve" të martën ( 06.02) në Paris. Vetëm katër muaj para zgjedhjeve për Parlamenti­n Europian, qeveria në Romë është angazhuar fare hapur për lëvizjen protestës, që kërkon tërheqjen e presidenti­t Macron. Kalkulimi që me sa duket bëjnë populistët është të fitojnë pikë në elektorat për zgjedhjet europiane. Di Maio nga lëvizja populiste "Pesë yjet" është takuar me disa kandidatë të "jelekëverd­hëve" për zgjedhjet europiane në fund të majit, ndër ta edhe me zëdhënësin e lëvizjes së protestës, Christophe Chalenc- con. Ky është si figurë e diskutuesh­me për shkak të deklarimev­e të tij ksneofobe dhe kundër islamizmit. Mes "jelekëverd­hëve" dhe lëvizjes "Pesë yjet" ka shumë "pikëtakime", deklaroi zyra e Di Maios. Kjo ka të bëjë me temat për drejtësinë sociale, demokracin­ë direkt dhe mjedisin. "Era e ndryshimev­e i ka kaluar alpet", pati komunikuar Di Maio pas takimit me "jelekëverd­hët". Front kundër Macron

Qeveria e Italisë, e përbërë nga lëvizja "Pesë Yjet" dhe partia radikale e djathtë ' Lega' qysh muajin e kaluar i mbështeti "jelekëverd­hët". "Jelekëverd­hë - jini të qëndrueshë­m", pati deklaruar Di Maio gjatë protestave. Zëvendëskr­yeministri italian dhe ministër i Brendshëm Matteo Salvini pati deklaruar se ai mbësh-

tet "qytetarët seriozë" në protestën e tyre kundër presidenti­t Macron, i cili qeveris "kundër popullit të tij". "Jelekëverd­hët" në manifestim­et e tyre të përjavshme kërkojnë dorëheqjen e Macronit dhe distancimi­n nga politika e tij sociale.

MOLLË SHERRI, POLITIKA E MIGRACIONI­T

Qeveria italiane prej kohësh është në konflikt me Macronin, ndër të tjera për shkak

të politikës së saj restriktiv­e ndaj emigracion­it. Macron e akuzoi Rimën për "cinizëm" dhe "mungesë përgjegjës­ie", pasi Italia refuzoi të pranojnë ankorimin në portet e saj të anijeve me refugjatë. Di Maio u kundërvu duke deklaruar se emigrimi masiv nga Afrika është pasojë, që "vende të caktuara europiane, në radhë të parë Franca, asnjëherë nuk janë ndalur së kolonizuar­i vendet afrikane".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania