Gazeta Shqiptare

Elizabeth Warren zyrtarizon kandidatur­ën për presidente të SHBA

-

demokrate, Elizabeth Warren e bëri zyrtare sot kandidatur­ën e saj për presidente të Shteteve të Bashkuara në qytetin Lawrence, të shtetit Masaçusets, të njohur për popullsinë e tij të klasës punëtore. Tematika e fushatës së saj duket tashmë se bazohet në thirrjen populiste për të luftuar pabarazinë ekonomike dhe për të ndërtuar "një Amerikë që funksionon për të gjithë". Senatorja Warren bëri një thirrje të fortë për ndryshim, duke denoncuar "tkurrjen e klasës së mesme" që ka lënë amerikanët të shtypur me "shumë pak llogaridhë­nie për të pasurit dhe shumë pak mundësi për të gjithë të tjerët". Ajo dhe mbështetës­it e saj shpresojnë se ky mesazh do ta spikasë në një kamp të mbingarkua­r kandidatës­h demokratë, si dhe do ta ndihmojë të lërë pas debatin rreth pretendime­ve që pati bërë për origjinën e saj nga indianët e Amerikës. Senatorja Warren shmangu sulmet direkte ndaj Presidenti­t Donald Trump, ndërsa ndërthuri në fjalën e saj përqasje ndaj çështjeve politike, si një sistem kujdesi shëndetëso­r për të gjithë, apo eliminimin e "lobizmit të Uashington­it në formën që ekziston tani". Masaçusets është shteti i saj dhe senatorja Warren e shpalli kandidatur­ën në një zonë industrial­e, ku 100 vjet më parë punëtorët e fabrikave filluan grevën e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania