Gazeta Shqiptare

Tirana frenon Kukësin dhe i jep asist Partizanit

Doka ndëshkon verilindor­ët në një ndeshje të luftuar, ku bardheblut­ë befasuan shpenzimet milionere të rivalit Përfitojnë të kuqtë, që shkëputen në + 8 në krye

-

bukur në këtë takim, por si gjithnjë nuk mungoi një rast për moviolë, me gjirokastr­itët që reklamuan për një penallti në minutën e 39- të, ku Pollozhani ndërhyri ndaj Filit. Në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 0- 0, një "X" që as nuk kënaq, as nuk gëzon as- një nga të dyja ekipet. Luftëtari ndjen presionin nga poshtë, ndërsa Flamurtari sheh që Europa largohet gjithnjë e më shumë.

TEUTA, 11 METRA LARG FITORES

Fitorja është një kujtim i largët në Durrës me Teutën, që nuk e njeh një shije të tillë që nga viti i shkuar. Tri barazime në tri ndeshjet e fundit zbehim jo pak atë shkëlqim, që bregdetarë­t kishin fituar në dy fazat e para. Merkato e bujshme duket se ka "trullosur" idetë e Bledi Shkëmbit, i cili nuk po arrin ta rikthejë ekipin të paktën në nivelin që ishte në dy fazat e para. Pas Flamurtari­t dhe Tiranës, është radha e Kamzës t'i marrë pikë dhe këtë ekipi i Ernest Gjokës e bëri jo duke u mbrojtur, por duke luajtur një 90- minutësh si të barabartë. Dukshëm Teuta ishte më dominuese, krijoi më shumë raste për shënim, por Kamza nuk "vodhi" asgjë, përkundraz­i krijoi disa raste për shënim, ku edhe një herë në ' apel' u thirr Isli Hidi. Rastin më të pastër të sfidës e shpërdori Sherif Kallaku, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 19- të. Teuta shtoi presionin në zonën e Kamzës, mbi të gjitha në pjesën e dytë ku Kamara, Latifi e Kallaku provuan me çdo formë për të zhbllokuar takimin. Në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola. Teuta nuk përfiton nga hapi fals i Kukësit, vijon të qëndrojë në vendin e tretë në kuotë ne 36të pikëve, ndërsa Kamza edhe pse me pikë të barabarta me Kastriotin, arrin t'i parakalojë duke u pozicionua­r në vendin e 9- të me 16 pikë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania