Gazeta Shqiptare

Shkëlqen Milot Rashica, dy gola kundër Augsburgut

-

Rashica vazhdon të tregojë se është një nga lojtarët më të mirë dhe më në formë në radhët e skuadrës së Verder Bremenit. Në sfidën e djeshme ndaj Augsburgut, sulmuesi i talentuar i përfaqësue­ses kosovare ka realizuar dopietë. Pikërisht në të 5' dhe 28'. Verder Bremen ka fituar me rezultatin 3- 0 ndaj Augsburgut dhe natyrisht që meritën kryesore e ka sulmuesi shqiptar. Me këtë fitore, skuadra e Bremenit ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e 10- të. Dopieta e djeshme ishte e para për këtë sezon dhe Rashica arrin në kuotën e shtatë golave, duke mbetur një pikë referimi në ofensivën e skuadrës gjermane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania