Gazeta Shqiptare

Juventusi mposht Sasuolon dhe rikthehet në + 11

-

Juventusi

ka marrë një fitore të pastër ndaj Sasuolos në transfertë me rezultatin 0- 3. Kështu, bardhezinj­të e çojnë sërish në 11 pikë diferencën nga vendi i dytë, që mbahet nga Napoli. Ishte Kedira, ai që ka kaluar në epërsi bardhezinj­të në minutën e 23- të, pas një pritjeje të keqe të portierit. Në pjesën e dytë, Ronaldo me kokë dyfishon shifrat dhe Emre Çan në minutën e 86- të vulos gjithçka me një aksion fantastik të kampionëve të Italisë. Juventusi kështu ka hequr edhe një ndeshje tjetër në një transfertë jo të lehtë dhe ka bërë një diferencë, që do ta lërë disi më të qetë të luajë ndeshjet me Atletikon e Madridit në Ligën e Kampionëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania