Gazeta Shqiptare

KQZ "zgjidh qesen", sa lekë marrin PS, PD, LSI dhe partitë e vogla

PS ka marrë më shumë se PD dhe LSI bashkë

-

Gjashtë partitë krye sore politike në vend kanë ndarë mes tyre 1.9 miliardë lekë të vjetra nga fondi vjetor i përcaktuar nga Buxheti i Shtetit për partitë politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin me anë të të cilit bën shpërndarj­en e lekëve që përfitojnë partitë politike, që në zgjedhjet e shkuara politike kanë marrë 10 mijë vota, si dhe kanë përfaqësim në Kuvend. Nga përllogari­tja që KQZ i ka bërë zbatimit të formulës që përcakton ligji "Për partitë politike", Partia Socialiste ka marrë edhe pjesën e "luanit", duke përfituar plotë 860 milionë lekë, ndërkohë që PD ka përfituar 520 milionë lekë dhe LSI 270 milionë.

FORMULA

Ligji "Për partitë politike" përcakton rregullat sipas së cilave bëhet shpërndarj­a e fondeve vjetore për partitë politike. Sipas këtij ligji, 70 për qind ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamenta­re. Ndërkohë që 20 për qind, në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamenta­re dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamenta­re dhe 10 për qind, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamenta­re dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi. Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10- përqindësh­i i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamenta­re.

SHPËRNDARJ­A

Shuma totale që përfiton secila parti politike si mbështetje financiare për vitin 2019 është shumatorja e të gjitha shumave që rezulton nga llogaritje­t e mësipërme. Sipas këtyre përllogari­tjeve, rezulton se partia që do të përfitojë më shumë është Partia Socialiste e Shqipërisë. Ajo ka siguruar 860 milionë lekë të vjetra,

duke marrë edhe më shumë se sa kanë marrë dy forcat kryesore opozitare në vend, PD dhe LSI. Kjo, pasi Partia Demokratik­e ka mundur të sigurojë vetëm 520 milionë lekë, ndërkohë që Lëvizja So-

cialiste për Integrim ka marrë 271 milionë lekë. Përveç 3 partive kryesore, nga zbatimi i kësaj formule që përcakton ligji kanë marrë lekë nga Buxheti i Shtetit për vitin 2019 edhe 3 parti të tjera, respektivi­sht

FORMULA

70 për qind ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamenta­re. Ndërkohë që 20 për qind, në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamenta­re dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamenta­re dhe 10 për qind, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamenta­re dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 100 milionë lekë, Partia Socialdemo­krate e Shqipërisë 72 milionë lekë dhe Lista e Barabartë e Ben Blushit 65 milionë lekë, ndonëse nuk është parti par-

lamentare. Krahasuar me një vit më parë, partitë politike kanë përfituar më shumë lekë, kjo pasi fondi i vënë në dispozicio­n nga qeveria për këtë vit është më i madh, nisur kjo ndoshta edhe nga fakti që ky

është një vit zgjedhor. Gjithsesi, përveç këtij fondi, për përballimi­n e fushatës zgjedhore KQZ do miratojë edhe një vendim tjetër me anë të të cilit do ndajë lekët për partitë pjesëmarrë­se në zgjedhje.

 ??  ?? Presidenti i Republikës Ilir Meta, dje gjatë konferencë­s "Marrëdhëni­et e punës dhe shqyrtimi gjyqësor"
Presidenti i Republikës Ilir Meta, dje gjatë konferencë­s "Marrëdhëni­et e punës dhe shqyrtimi gjyqësor"
 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania