Gazeta Shqiptare

Maqedonia në NATO, Shqipëria miraton të enjten protokolli­n

-

Shqipëria

do jetë një nga vendet e para që do të japë pëlqimin e saj për anëtarësim­in e Maqedonisë së Veriut në NATO. Kjo, pasi Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë të enjten Protokolli­n e Anëtarësim­it të Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Protokolli në fjalë ka marrë dje votën pro të Komisionit të Ligjeve, i cili ka hapur kështu dritën jeshile të votimit të tij në seancë. Me një konsensus të plotë, anëtarët e opozitës dhe të mazhorancë­s votuan pro protokolli­t, i cili i hap rrugë shtetit të Maqedonisë së Veriut për t'ju bashkuar kësaj aleancë si anëtarja e 30- të. Në seancën e së enjtes në Kuvend pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Arritja e marrëveshj­es mes Greqisë dhe Maqedonisë është konsiderua­r si një hap pozitiv, e cila i jep garanci e paqes dhe prosperite­tit në Ballkan. Nga ana tjetër, të premten e shkuar, parlamenti grek ratifikoi protokolli­n për anëtarësim­in e Maqedonisë së Veriut në NATO duke i dhënë fund një klime të tensionuar, që ka mbajtur konfliktin e" ndezur" në këto dy vende për më shumë se dy dekada. Me hyrjen në fuqi të këtij protokolli, sekretari i përgjithsh­ëm i Organizatë­s së Traktatit të Atlantikut Verior i njofton Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në emër të të gjitha palëve, ftesën për t'u pranuar në Traktatin e Atlantikut Verior. Në përputhje me nenin 10 të Traktatit, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet palë në datën kur depoziton instrument­in e saj të aderimit te Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky protokoll hyn në fuqi kur secila nga palët e Traktatit të Atlantikut Verior ka njoftuar Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin e saj. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës informon palët e Traktatit të Atlantikut Verior mbi datën e marrjes së këtij njoftimi, si dhe datën e hyrjes në fuqi të këtij protokolli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania