Gazeta Shqiptare

Studimi, 100 mln USD të humbura nga gjyqet në administra­të

Meta: Largimet e padrejta nga puna, fatura t'i kalojë zyrtarit që ka bërë shkarkimin Gjyqet, sa duhet të paguajë shteti si dëmshpërbl­im

-

Qendra e Studimeve INFOCIP publikoi dje një studim mbi marrëdhëni­et e punës, sipas të cilit, rreth 30% të ngarkesës në gjykatat administra­tive dhe 60% të çështjeve në Gjykatën e Lartë në tre vitet e fundit e zënë punësimet dhe shkarkimet nga puna. "Në 2018 Gjykata Administra­tive e Apelit dha gjithsej 4743 vendime, prej të cilave 1400, ose 29.5 %, kishin objekt marrëdhëni­et e punës. Në 2017 dha 5546 vendime, prej të cilave 1601 ose 30%, kishin si objekt marrëdhëni­et e punës. Afro 77% e ankimuesve i kanë fituar çështjet e tyre gjyqësore për pushim të padrejtë nga puna" - thotë studimi i INFOCIP- it. Sipas raportimit të VOA, janë 10 mijë e 625 paga që shteti duhet të paguajë si dëmshpërbl­im për personat që fituan çështjet gjyqësore ndaj tij në 2018 në Apelin Administra­tiv. Janë 19003 paga, të cilat duhen paguar si dëmshpërbl­im personave që fituan gjyqet në 2017. Për rreth 30 mijë paga, të cilat duhen dëmshpërbl­yer për dy vitet e fundit fatura që duhet paguar nga shteti është rreth 15 milionë euro. Në vitin 2015 nga thesari i shtetit u paguan rreth 22 milionë euro për ekzekutim vendimesh gjyqësore të viteve pararendës­e. Në 2018 u paguan nga thesari i shtetit rreth 100 milionë euro dëmshpërbl­ime pagash për pushime të padrejta nga puna sipas rasteve të shpërndara në vite të ndryshme gjatë dekadës së fundit. Ndërkohë në Apelin Administra­tiv akoma nuk kanë mbërritur çështjet e vitit 2017, i cili ishte një vit zgjedhor. Gjatë kohës së qeverisjes me ministra teknikë, u raportuan rreth 600 pushime nga puna përpara se zgjedhjet të ndodhnin. Pas zgjedhjeve, lëvizjet në administra­të vijuan përsëri. Bazuar në këto të dhëna, në vitin 2019 pritet serish të kemi një faturë të re që mund të shtojë me 5- 7 milionë euro barrën në buxhetin e shtetit, barrë të cilën duhet të paguajnë taksapague­sit shqiptarë. Ka raste kur brenda një dite një drejtor i ri mund të bëjë 100 shkarkime nga puna. Largimet kolektive nga puna janë një barrë e rëndë për të gjithë. Nëse gjykimi i këtyre padive do të realizohej shpejt, INFOCIP beson se dëmi ekonomik do të reduktohej ndjeshëm, pasi punonjësi do të kishte mundësi reale të rikthehej në vendin e punës përmes ekzekutimi­t të vendimi gjyqësor të formës së prerë, pa

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania