Gazeta Shqiptare

PD pyet Gjonajn: Trego kë shantazhoi Dritan Dajti?

-

Pas

marrjes së vendimit për Dritan Dajtin për uljen e dënimit nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjen e katër policëve në 2009, PD i kërkoi kryeminist­rit Rama dhe ministres së Drejtësisë, Gjonaj që t'u përgjigjet disa pyetjeve, të cilat po mbahen të fshehta për opinionin publik. Në pyetjet e drejtuara ministres së Drejtësisë kërkohet shpjegim se më kë ka komunikuar nga burgu Dritan Dajti si dhe kush dha garancinë për lirimin e tij. "Qeveria vazhdoi talljen e pacipë dhe të pamëshirsh­me me 4 Dëshmorët e Atdheut, të vrarë në krye të detyrës nga krimineli Dritan Dajti, për t'u hedhur hi syve shqiptarëv­e dhe partnerëve ndërkombët­arë, se vendimi në favor të Dritan Dajtit është prodhim i Edi Ramës.

Kërkesa e Ministres së Drejtësisë për procedim disiplinor të gjyqtarëve, në kushtet kur mungon ligji për shkeljen disiplinor­e, është tallje me shqiptarët dhe një teatër kriminal që nuk ndryshon dot faktin se një tjetër kriminel i rrezikshëm u lirua nga drejtësia e reformuar e Edi Ramës. Në vend të propagandë­s së neveritshm­e dhe mashtrimit të pacipë të opinionit publik, ministrja e Drejtësisë ka për detyrë të mos heshtë, por t'u thotë shqiptarëv­e: Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti? Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës? Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë? Pyetjet janë konkrete dhe kërkojnë përgjigje konkrete dhe ministrja e Drejtësisë nuk mund të fshihet dot shumë gjatë pas kërkesave që bazohen në ligje që nuk ekzistojnë",thuhet në deklaratën e PD- së.

TAKIMI

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, takoi dje kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin duke i shprehur mbështetje­n e Bashkimi Europian për punën e rëndësishm­e të Këshillit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania