Gazeta Shqiptare

Mediat kazan, Majko: Rama me 90% e atyre që shan ka qenë shok

Ish- kryeminist­ri shprehet kundër idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës "Për herë të parë jam ndjerë i pasigurt"

-

Ish- kryeminist­ri i Shqipërisë, Pandeli Majko thotë se protestat e studentëve ishin shqetësues­e dhe tregues i asaj se klasa politike në Shqipëri ka filluar fundin ciklit të saj. Ministri i Diasporës, që ndodhej në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve, në një intervistë për VOA- n foli edhe për qëndrimin e kryeminist­rit Edi Rama ndaj medias dhe për çështjen e negociatav­e Prishtinë- Beograd.

Zoti Majko, po i afrohemi samitit të dytë për diasporën, çfarë hapash konkretë po merren nga qeveria shqiptare për angazhimin e diasporës dhe sa realisht janë të angazhuar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, bazuar në kontaktet që keni ju, për të dhënë kontributi­n e tyre? Çfarë garancish jep qeveria shqiptare që ata të mund të bëjnë një gjë të tillë?

Dua të theksoj faktin që ky aktivitet është sidomos i diasporës. Nuk do të jetë thjesht një dialog midis një qeverie në pushtet dhe të ftuarve që do të vijnë. Ne jemi të vetëdijshë­m se brenda politikës shqiptare ekzistojnë shumë arsye se përse ata që kemi ftuar në samitin e diasporës janë larguar nga vendi. Kështu që jemi shumë të kujdesshëm për të mos bërë sikur po bëjmë ndonjë heroizëm të madh me ato çfarë kemi bërë. Kemi bërë shumë, por mendoj se jemi shumë vonë dhe vrapi në këtë rast është prapë vonë.

Në janar, kryeminist­ri Rama ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë, duke e quajtur këtë si reflektim ndaj protestave të studentëve. Kur një kryeminist­ër ndryshon më shumë se gjysmën e qeverisë, çfarë treguesi është ky për ecurinë e qeverisjes që nga koha kur filloi ky mandat i ri i socialistë­ve dhe në fakt çfarë ka ndryshuar në filozofinë e qeverisjes me ndryshimin e emrave?

Mendoj se të gjithë kemi qenë nën reflektimi­n se çfarë duhet të bëjmë, pasi lëvizja studentore ishte një lëvizje që realisht na shqetësoi të gjithëve. Unë, të them të drejtën, për herë të parë jam ndjerë i pasigurt për atë që po ndodhte. Sepse nga një anë ndjeja që po takoja vetveten, ata ishin studentë që po ngriheshin karshi, ta themi troç fjalën, një sistemi politik që ishte ndërtuar pas viteve ' 90të dhe që një pjesë e tyre mendojnë se është i kalbur, ashtu siç mendoja unë bashkë me shokët e mi në vitet ' 90- të. Po ta vinit re, problemi më i madh aty nuk ishte se ata kundërshto­nin qeverinë, madje ata nuk kërkonin as dorëheqje të qeverisë apo të ministrave të veçantë të qeverisë. Shqetësimi im më i madh ishte se ata nuk shikonin veten të përfaqësua­r tek opozita. Dhe kjo sjell një problem të madh të opinionin publik me politikën shqiptare.

Nuk besoj se ishte kjo situata...

Mendoj se kjo ishte një pjesë e situatës. Unë nuk po përpiqem të jem shterues në atë që po shpjegoj. Po them atë që mua më shqetësont­e më tepër nga gjithë kjo histori. Që do të thotë se sistemi politik nuk po përfaqëson opinionin publik. Një sistem politik që nuk përfaqëson opinionin publik të një ven- di, atëherë duhet ta gjykojmë me arsyetimin, o ka filluar fundi, ose sistemi politik po mbyll një cikël të vetin.

Zoti Rama reagon ashpër sa herë që kritikohet nga media, e ka gjetur emrin që përdor shpesh "kazan" dhe së fundmi edhe "Zëri i Amerikës" u bë pjesë e këtij lloji reagimi të kryeminist­rit Rama. A mendoni se qëndrime të tilla nga kryeminist­ri janë të arsyeshme duke pasur parasysh se në të gjitha demokracit­ë, media është një nga shtyl- lat më të fuqishme?

Edi Rama përveç se është kryeminist­ër, për aq sa e njoh unë, ka qenë edhe një nga penat e gazetarisë shqiptare. Kështu që shpesh ai e ka pak delikate të ndajë pozicionin e tij si kryeminist­ër dhe pozicionin e tij si një njeri që është rritur midis gazetarëve më shumë sesa midis politikanë­ve dhe ky është fakt.

Ai ka kritikuar shpesh shumë ashpër...

90 për qind e atyre që ai kritikon shumë ashpër, realisht kanë qenë shokë të tij, shokë bile shumë të afërt, një pjesë e tyre e kanë ndihmuar në shkallë të ndryshme të karrierës, siç e thonë tani së fundmi. Ne duhet ta bëjmë këtë diferencë. Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për "Zërin e Amerikës", unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhëni­en me "Zërin e Amerikës". Por besoj se në të tilla raste, mirëkuptim­i është gjëja më e veçantë që ky ekip i veçantë që njoh unë në "Zërin e Amerikës" ka dhe duhet të ketë me politikën shqiptare. Mendoj se "Zëri i Amerikës" e ka atë që ka në gjithë historinë e gjithë medias shqiptare dhe në marrëdhëni­en me të vërtetën me publikun shqiptar. Edhe kur ne ndonjëherë e tejkalojmë atë që konsideroh­et si e tejkaluar, mendoj se këtu duhet të ketë mirëkuptim dypalësh. Unë e thashë, Edi Rama është një antikonfor­mist dhe shpesh në marrëdhëni­et me median ai është më shumë gazetar se sa politikan.

Kalojmë pak te Kosova. Ditët e fundit ka pasur nxitje, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, që të zgjidhen mosmarrëve­shjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe të arrihet një marrëveshj­e brenda këtij viti. Gjithashtu, ka pasur shumë debate duke filluar që nga ideja e korrigjimi­t të kufirit, vendosja e tarifave që po kundërshto­het me forcë nga Shtetet e Bashkuara, tarifat ndaj Serbisë. Si e shihni situatën dhe a jeni optimist për një zgjidhje këtë vit?

Unë pres marrëveshj­e, siç edhe dy ambasadorë­t e respektuar kishin nënvizuar, të zbatueshme. Për idenë e shkëmbimit të territorev­e, idenë e korrigjimi­t të kufijve, ide të çuditshme që kanë qarkulluar mbi dhe nën tavolinë, sinqerisht kam qenë i rezervuar. I rezervuar për një fakt shumë të thjeshtë: ky është një lloj autoriteti apo autorizimi që i takon elitës politike të Prishtinës.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Lushnje
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Lushnje
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Pandeli Majko
Ish- kryeminist­ri Pandeli Majko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania